Blog

11 Maj – Vizitë në terren në shkollën ‘Kolin Gjoka’ në Lezhë.

Skuadra e “Aftësi për Punë” S4J ka kënaqësinë t’ju ftojë në një vizitë në shkollën profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, ditën e premte, datë 11 maj 2018.

Duke nisur nga viti 2016, projekti “Aftësi për Punë” S4J mbështet shtatë institucione ofruese të arsimit dhe formimit profesional në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Berat dhe Vlorë, për përmirësimin e cilësisë dhe ofertës së tyre. Shkolla e mesme profesionale “Kolin Gjoka” është një ndër këto institucione.

Qëllimi i vizitës është të prezantojë pjesëmarrësit me eksperiencën e shkollës në vendosjen e bashkëpunimeve të suksesshme me bizneset e rajonit, si dhe nxitja e shkëmbimit të ndërsjelltë mes palëve, për të eksploruar mundësi bashkëpunimi me shkollën apo rrjetin e saj të bizneseve partnere.

Janë të ftuar të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve qeveritare ose agjencive ndërkombëtare, veprimtaria e të cilave fokusohet në fushën e zhvillimit të aftësive apo arsimin profesional, përfaqësues të bizneseve dhe kompanive të ndryshme, drejtorë dhe mësues të shkollave të mesme profesionale, etj.

Lutemi të gjeni programin e detajuar në këtë link.

Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e vizitës, ju lutemi të konfirmoni praninë tuaj deri ditën e enjte, datë 10 Maj, ora 13:00, me e-mail në adresën ines.poshnjari@swisscontact.org.

Gjatë muajve të ardhshëm, do të organizojmë vizita të ngjashme në institucionet e tjera përfituese të projektit “Aftësi për Punë” S4J.

Nëse dëshironi të informoheni mbi datat e vizitave të radhës, na shkruani në adresën ines.poshnjari@swisscontact.org.

Urojmë të shihemi së shpejti,
Skuadra e “Aftësi për Punë” S4J

skillsforjobs
Skuadra e "Aftësi për Punë" S4J ka kënaqësinë t'ju ftojë në një vizitë në shkollën profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, ditën e premte, datë 11 maj 2018. Duke nisur nga ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.