Blog

1,420 nxënës dhe kursantë të sistemuar me sukses në praktika profesionale afatgjata

Në projektin ‘Aftësi për Punë’ ne e kuptojmë rëndësinë e programeve praktike profesionale, të ofruara në partneritet me sektorin privat. Që nga fillimi i vitit akademik 2018-2019, ofruesit partnerë të AFP-së janë angazhuar në mënyrë aktive për sistemimin e grupit të ri të nxënësve në praktika profesionale në biznes.

Në fillim të muajit janar 2019, shumica e nxënësve të regjistruar në klasën e 10-të ishin sistemuar për të kryer praktikën në një biznes të përshtatshëm për profilin e tyre, ose kishin filluar të ndiqnin programin e tyre të praktikës profesionale. Shkollat e AFP u përballën me një sfidë të re: ofrimin e mundësive për praktika profesionale edhe për nxënësit e viteve të tjera shkollore, të regjistruar në drejtime dhe profile të tjera profesionale.

Për të arritur këtë objektiv, S4J i ka mbështetur ofruesit e AFP-së në hartimin e një plani, i cili përcakton qartë hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë, nga identifikimi i partnerëve të rinj dhe perceptimi i nevojave të tyre për praktikantë deri tek shpjegimi i procesit të praktikës profesionale dhe organizimi i aktiviteteve për sistemin e nxënësve në praktika profesionale të përshtatshme në përputhje me profilin e tyre.  Takimet me prindërit e praktikantëve u vlerësuan si shumë të rëndësishme nga bizneset, pasi prindërit mendohet të luajnë një rol të rëndësishëm sa i takon realizimit të praktikave profesionale cilësore.

Kompania BME me seli ne Tirane, zhvilloi sot intervista online me nxenes te klases se 12- te drejtimi TIK, per te…

Gepostet von Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka" am Mittwoch, 27. Februar 2019

Përmes Njësisë së Zhvillimit,Markeljani nxënësi i klasës së X-të në Drejtimin Hoteleri-Turizem u njoh me rrjetin e…

Gepostet von Shkolla e Mesme “Kristo Isak” am Dienstag, 19. März 2019

Trinomi shkollë-biznes-prindër, zhvilloi sot takimin në ambjentet e shkollës Tregtare ku nxënësit lidhën kontratat e…

Gepostet von Shkolla Tregtare Vlore am Mittwoch, 13. Februar 2019

Deri në fund të muajit shkurt, 1,420 nxënës në 5 rajone të Shqipërisë u sistemuan me sukses në praktika profesionale afatgjata. Gjatë kësaj periudhe, numri i partnerëve që mbështesin AFP u rrit në 422. Ky është një lajm fantastik për sistemin e AFP në Shqipëri!

 

 

 

skillsforjobs
Në projektin 'Aftësi për Punë' ne e kuptojmë rëndësinë e programeve praktike profesionale, të ofruara në partneritet me sektorin privat. Që nga fillimi i vitit akademik 2018-2019, ofruesit partnerë ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.