18-20 Qershor 2018: trajnimi ‘Siguria dhe shëndeti në punë’

18-20 Qershor 2018: trajnimi ‘Siguria dhe shëndeti në punë’

Tek ‘Aftësi për Punë’, ne punojmë për të siguruar praktika mësimore dhe profesionale cilësore, në përputhje me standardet ndërkombëtare të industrisë. Për këtë arsye, duam të sigurohemi që nxënësit e institucioneve ofruese të AFP partnere të projektit, t’i njohin dhe t’i respektojnë rregullat e sigurisë së jetës dhe shëndetit në vendin e punës.

Në këtë kuadër, në datat 18 deri në 20 qershor 2018, do të organizohet trajnimi mbi ‘Sigurinë dhe shëndetin në punë’. Pjesëmarrës në trajnim do të jenë mësuesit dhe dhe instruktorët e profileve teknike nga shkolla industriale ‘Pavarësia’, shkolla profesionale ‘Gjergj Canco’ dhe Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Vlorë.

Qëllimi i trajnimit është informimi dhe zhvillimi i kapacitetit të pjesëmarrësve për rreziqet që lidhen me vendin e punës, mjetet e sigurisë personale, dhënien e ndihmës së parë, përballjen me situata të mundshme rreziku, si zjarr, shkëndijë elektrike, etj. Mësuesit e instruktorët do të transmetojnë më pas njohuritë e fituara nga trajnimi tek nxënësit e shkollave dhe kursantët e qendrës.

Si punë paraprake, është bërë një vlerësim i ambjenteve të punës tek shkolla industriale ‘Pavarësia’, sipas standardeve evropiane. Trajnimi është i dedikuar për profilet Elektroteknikë, Shërbim Mjetesh Transporti dhe Mekanikë.