Blog

22-23 dhe 28-30 Qershor: Trajnim për ‘Identifikimin e nevojave të tregut dhe hartimin e moduleve me zgjedhje’

Një çështje me rëndësi në punën e projektit ‘Aftësi për Punë’ S4J është mbështetja e ofruesve të AFP-së për pasurimin e ofertës së tyre. Kjo nënkupton krijimin e moduleve me zgjedhje apo kurseve afatshkurtra, në përputhje me zhvillimet e industrisë dhe kërkesat e tregut për punonjës të specializuar.

Për të ndihmuar ofruesit partnerë në këtë proces, ‘Aftësi për Punë’ S4J do të organizojë gjatë muajit qershor dy trajnime për ‘Identifikimin e nevojave të tregut’ dhe ‘Hartimin e moduleve me zgjedhje’. Në trajnim do të marrin pjesë mësues dhe trajnerë nga të gjithë ofruesit e AFP-së, partnerë të projektit.

Shkollat dhe bizneset partnere kanë identifikuar makinat elektrike, agriturizmin, marketingun dixhital, si module/kurse me interes për t’u përfshirë në ofertën e ofruesve të AFP. Modulet dhe kurset do të ndiqen nga nxënësit e shkollave apo kursantët e qendrës profesionale duke nisur nga viti i ardhshëm akademik 2018-2019.

skillsforjobs
Një çështje me rëndësi në punën e projektit ‘Aftësi për Punë’ S4J është mbështetja e ofruesve të AFP-së për pasurimin e ofertës së tyre. Kjo nënkupton krijimin e moduleve ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.