Blog

25-26 Maj – Panairi i Njohurive: Praktikat më të mira tek të Nxënit e Kombinuar

Në maj të vitit 2016, projekti “Aftësi për Punë” S4J nisi një rrugëtim drejt modernizimit të zhvillimit të aftësive në Shqipëri nëpërmjet të nxënit të kombinuar për të rritur punësueshmërinë e nxënësve në epokën e digjitalizimit dhe në një botë pune që ndryshon me hapa të shpejtë.

Në partneritet me ekspertizën zvicerane dhe shqiptare dhe organizatat që merren me inovacionin në arsim, ne kemi punuar me 6 shkolla profesionale në Berat, Lezhë, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë.

Si rezultat, tani kemi shumë praktika më të mira që kontribuojnë në cilësinë e zhvillimit të aftësive të nxënësve. Mësuesit pararojë në shkollat profesionale përdorin platformat virtuale të të nxënit, të nxënit nëpërmjet lojërave, mediat sociale, klasat e përmbysura, projektet ndërdisiplinore, etj.

Në prill të vitit 2018, ‘Aftësi për Punë’ mori çmimin special nga juria e ICT Awards Albania, e cila e vlerësoi atë për punën e shkëlqyer dhe vizionin modern të konceptimit të shkollave profesionale në Shqipëri.

“Panairi i Njohurive” ku do të prezantohen këto praktika më të mira, do të promovojë mënyrat e reja të të nxënit për kolegët, specialistët e arsimit dhe publikun. Panairi do të shërbejë edhe si një forum diskutimi për strategjinë e projektit Aftësi për Punë dhe do të ofrojë kontribut për dialogun kombëtar në lidhje me zhvillimin e aftësive dhe reformën e punësimit.

Ekipi i projektit “Aftësi për Punë” S4J ka kënaqësinë t’ju njoftojë që aktiviteti i ardhshëm do të mbahet më 25 maj (pasdite) dhe 26 maj (ditë e plotë) në Hotelin Tirana International. Agjenda do të botohet së shpejti.

skillsforjobs
Në maj të vitit 2016, projekti "Aftësi për Punë" S4J nisi një rrugëtim drejt modernizimit të zhvillimit të aftësive në Shqipëri nëpërmjet të nxënit të kombinuar për të rritur ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.