Blog

297 kompani private ofrojnë praktika profesionale afatgjata për 716 nxënës

Tek ‘Aftësi për Punë’ S4J, ne besojmë se krijimi i lidhjeve të ngushta midis shkollave profesionale dhe bizneseve është çelësi për një sistem të fortë arsimi dhe formimi profesional, si dhe hapi i parë drejt një ekonomie të qendrueshme. Për këtë arsye, ndihemi shumë entuziastë sa herë kompani të reja angazhohen në marrëdhënie të ndërsjellta bashkëpunimi me institucionet e AFP që mbështet projekti.

Në datën 25 Maj 2018 u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit e 297 -të mes një kompanie të sektorit privat dhe shkollave që mbështet projekti ‘Aftësi për Punë’ S4J.

‘Dita e Hapur’ e Shkolla Profesionale "Teknike Elektrike Gjergj Canco " Tiranë përkoi me 35 vjetorin e krijimit të…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Tuesday, May 29, 2018

Tashmë, afro 300 kompani private po ofrojnë praktika profesionale për nxënësit e shkollave profesionale. Deri në maj 2018, kompanitë private kanë mundësuar angazhimin e 716 nxënësve në praktika profesionale afatgjata. Rrjeti vijon të zgjerohet me ritme të shpejta. 4 kompani të reja po mbështesin shkollën Tregtare në Vlorë që nga muaji maj, duke e çuar numrin e bizneseve partnere të kësaj shkolle në 69. Shkolla profesionale ‘Gjergj Canco’ nënshkoi marrëveshjen e parë të bashkëpunimit sipas modelit të ‘Aftësi për Punë’ S4J. Nga 28 biznese partnere në shkurt të këtij viti, shkolla e mesme profesionale ‘Hamdi Bushati’ në Shkodër arriti të sigurojë plot 39 marrëveshje deri në maj.

Për vitin e ardhshëm akademik, po punohet që numri i bizneseve të rritet më tej për të pritur një gjeneratë nxënësish në klasat e 10-ta që pritet ta kalojë numrin 1,000.

Aleanca Shqiptare për Praktikat Profesionale vazhdon të rritet. Gjatë ‘Panairit të Aftësive’, i cili u zhvillua në muajin prill, 12 kompani të reja iu bashkuan misionit të kësaj strukture për të fuqizuar ofrimin e praktikave profesionale cilësore në Shqipëri. Synimi është që brenda fazës së parë të projektit, numri i anëtarëve të aleancës të arijë në mbi 50.

skillsforjobs
Tek ‘Aftësi për Punë’ S4J, ne besojmë se krijimi i lidhjeve të ngushta midis shkollave profesionale dhe bizneseve është çelësi për një sistem të fortë arsimi dhe formimi profesional, ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.