Blog

41 mësues të tjerë trajnohen për të bërë mësimin më tërheqës, sipas ‘Mënyrave të Reja’

41 mësues të tjerë trajnohen për Mënyrat e Reja të të Nxënit dhe Zhvillimin e Materialeve Digjitale Mësimore.

Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen mësuesit sot në klasë lidhet me punën që duhet të bëjnë për mbajtur gjallë gjallë vëmendjen dhe entuziazmin e nxënësve gjatë orës së mësimit.

Për të adresuar këtë problem, ‘Aftësi për Punë’ S4J mbështet mësuesit në shkollat partnere të përdorin metodat ‘me nxënësin në qendër’ gjatë orës së mësimit, si për lëndët profesionale ashtu edhe për ato të përgjithshme.

Të nxënit nëpërmjet lojërave, projekteve, përdorimit të platformave mësimore online dhe paisjeve teknologjike renditen janë pjesë e metodave që zakonisht njihen si “Mënyrat e reja të të nxënit”. Ato i ndihmojnë mësuesit të transferojnë konceptet mësimore tek nxënësit në mënyra që janë të lehta për t’u kuptuar dhe për t’u mbajtur mend. Orës së mësimit i shtohet elementi ‘argëtim’; pjesëmarrja e nxënësve rritet dhe shkolla bëhet më tërheqëse për ta.

Për këtë arsye, gjatë muajit Prill, janë trajnuar 18 mësues nga shkolla profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër dhe 23 mësues nga shkolla profesionale elektro-teknike “Gjergji Canco” në Tiranë për “Zhvillimin e Mësimit të Kombinuar me në qendër nxënësin, duke përdorur platformat virtuale të të nxënit” dhe për “Përgatitjen e Materialeve Mësimore Digjitale sipas parimeve pedagogjike “.

skillsforjobs
41 mësues të tjerë trajnohen për Mënyrat e Reja të të Nxënit dhe Zhvillimin e Materialeve Digjitale Mësimore. Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen mësuesit sot ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.