58 mësues dhe instruktorë certifikohen për ‘Bazat e Didaktikës’

58 mësues dhe instruktorë certifikohen për ‘Bazat e Didaktikës’

58 mësues dhe instruktorë nga ofruesit e arsimit dhe formimit profesional në Berat dhe Fier përfunduan me sukses trajnimin 24 ditor për “Bazat e didaktikës në AFP”. Mësuesit dhe instruktorët u certifikuan gjatë një ceremonie të shkurtër të mbajtur gjatë sesionit të hapjes së “Panairit të Njohurive 2018” (Mësoni më shumë).

Më herët, ‘Aftësi për Punë’ (S4J) ka mbështetur zhvillimin e trajnimit didaktik të mësuesve dhe instruktorëve të AFP-së në Vlorë, Lezhë dhe Shkodër. Kjo është një nismë e ndërmarrë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare për AFP dhe Kualifikimet (AKAFPK) në kuadër të përmirësimit të cilësisë së ofertës së AFP-së. Kurrikulat, materiali i trajnimit dhe trajnimi i trajnerëve për ‘Didaktikën Bazë në AFP’ u mundësuan nga GIZ në vitin 2015.