Blog

A ka nevojë Shqipëria për kualifikime të reja në TIK?

Një nga objektivat kryesore të projektit ‘Aftësi për Punë’ (S4J) është të mbështesë ofruesit e AFP-së, partnerë të projektit me kurrikula të përditësuara, nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), për të përmirësuar më tej ofertën në mënyrë që të përputhet me nevojat e tregut të punës. Pak kohë më parë, gjatë këtij viti, projekti ka autorizuar PROTIK që të kryejë një studim për të identifikuar nevojat për aftësi dhe kualifikime të reja në sektorin e TIK-ut. Metodologjia e studimit përmbante intervista, pyetësorë dhe një seminar validimi me gjithsej njëzet e nëntë kompani private nga sektori i TIK-ut. Studimi do t’i shërbejë AKAFPK-së për të zhvilluar kualifikime të reja dhe për të përditësuar ato ekzistuese.

Seminari validues u organizua me datë 7 shtator. Qëllimi i tij ishte të vleftësonte gjetjet e studimit me kompanitë private, institucionet e AFP-së të mbështetura nga projekti, AKAFPK-në, institucionet publike të arsimit të lartë dhe përfaqësuesit e S4J. New Media Communication, Easy Pay, ICTS Lab, The Dancing Bits, Albanian Business Partner (ABP), Infosoft Systems, Big Media Expert, Société Générale Albania, American University of Kosovo, Communication Progress, Intracom dhe Protik Innovation Center ishin ndër pjesëmarrësit që vinin nga sektori privat.

A duhet të kemi kualifikime të reja në TIK? Prej disa muajsh, Aftësi për Punë S4J po ndihmon Agjencia Kombëtare e…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Saturday, September 29, 2018

Seminari rezultoi të ishte shumë i frytshëm dhe u karakterizua nga diskutime të zjarrta, të cilat i sollën kompanitë private më pranë institucioneve përgjegjëse për arsimin profesional, duke iu kujtuar edhe njëherë këtyre institucioneve nevojën për fleksibilitetin e programeve, veçanërisht në këtë sektor.

Validimi për kualifikimet e reja ka vazhduar më tej edhe nëpërmjet shkëmbimit elektronik midis kompanive. Gjatë muajit tetor, do të zhvillohet dokumenti i parë që i hap rrugë zhvillimit të kurrikulës, i fokusuar tek standardet profesionale. Jemi shumë të kënaqur që punojmë ngushtë me sektorin privat për një hap kaq të rëndësishëm.

Ne do t’ju mbajmë të informuar në lidhje me vazhdimësinë e procesit.

skillsforjobs
Një nga objektivat kryesore të projektit 'Aftësi për Punë' (S4J) është të mbështesë ofruesit e AFP-së, partnerë të projektit me kurrikula të përditësuara, nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me Agjencinë ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.