Blog

Aftësi për Punë & fushata “Unë zgjedh Arsimin Profesional”

Artikulli 3, foto 2, Credits MMSR

Aftësi për Punë dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë u bënë bashkë në muajt prill dhe maj për të promovuar Arsimin dhe Formimin Profesional si një rrugë e mirë karriere për të rinjtë. Pjesë e kësaj fushate të iniciuar nga qeveria shqiptare nën moton “Unë zgjedh Arsimin Profesional” kanë qenë mbështetja e eventeve promovuese në qytetet kryesore të Shqipërisë, reklamimi i aftësive teknike të të rinjve profesionistë të ardhshëm nga shkollat profesionale, si dhe një klip promocional për arsimin profesional.

Një pjesë kuptimplote e fushatës ishte Panairi Kombëtar i Aftësive, i pari i këtij lloji në vend. Panairi mblodhi të gjitha shkollat profesionale të vendit, të cilët ekspozuan produktet dhe shërbimet e tyre në Tiranë, tek ExpoCity. Shkolla Pavarësia, një nga partnerët e projektit, fitoi kupën e panairit me “Anijen e multimedias”, një strukturë në formë anije me funksione multimedia, “e ankoruar” në oborrin e ExpoCity. 8000 vizitorë patën mundësi të ndiqnin panairin.
Projekti Aftësi për Punë punon me 4 shkolla profesionale dhe 1 qendër formimi publike në Vlorë, Lezhë dhe Berat. Ndërkohë që impakti i kësaj fushate do të ndjehet më vonë në muajin shtator, prindërit dhe të rinjtë kanë filluar t’i vizitojnë qysh tani këto institucione partnere duke e pare me pozitivitet faktin e mbështetjes zvicerane. Kështu, priten rritje të regjistrimeve si për djemtë, ashtu edhe për vajzat.

skillsforjobs
Aftësi për Punë dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë u bënë bashkë në muajt prill dhe maj për të promovuar Arsimin dhe Formimin Profesional ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.