Blog

‘Aftësi për Punë’ (S4J) mbështet Komunitetet e Praktikës për mësuesit e AFP-së

Shkëmbimi i praktikave më të mira dhe i mësimeve të nxjerra me kolegët që punojnë për çështje të ngjashme në projekte anembanë globit është një praktikëe zakonshme për Swisscontact.

Të nxënit nga të ngjashmit si edhe këshillimi me ta shihet si mënyra më e mirë për të transferuar njohuritë dhe ekspertizën, pasi siguron bashkëpunimin duke u fokusuar tek cilësia dhe nxit kulturën e përmirësimit të vazhdueshëm midis dhe brenda ofruesve partnerë. Duke u bazuar në përvojën e Swisscontact-it me Komunitetet e Praktikës (KeP), ‘Aftësi për Punë’ (S4J) po mbështet ofruesit e AFP-së, partnerë të projektit, për të krijuar rrjete të ngjashme për shkëmbimin e njohurive mes mësuesve.

Të mundësuara nga S4J dhe të miratuara nga Agjencia Kombëtare Shqiptare për AFP dhe Kualifikimet (AKAFPK), Komunitetet e Praktikës do të krijohen me qëllim mbështetjen e mësuesve dhe të institucioneve anëtare për të zhvilluar dhe zbatuar plane mësimore, materiale mësimore, zgjidhje të bazuara në teknologji dhe novacione edhe më të mira.

Komuniteti i parë i Praktikës në mesin e institucioneve të AFP-së të mbështetura nga S4J u krijua gjatë një takimi të organizuar në fillim të muajit shtator. Ky grup synon të mbështesë funksionet e Njësisë së Zhvillimit sa i përket Zhvillimit të Kurrikulave dhe Trajnimit të Mësuesve, pasi edhe anëtarët e tij janë koordinatorët e këtyre roleve në secilën shkollë.

Sa mirë ndihesh kur ndan një çështje me një grup miqsh dhe zbulon që ata mund të të ndihmojnë, pasi e kanë kaluar më…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Wednesday, September 12, 2018

Pak kohë më pas u organizua edhe një takim koordinues në internet, në të cilin mori pjesë edhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila u angazhua për të punuar së bashku me Institutin e Zhvillimit tëArsimit (IZHA) për adresimin e sfidave që lidhen me kurrikulat e arsimit të përgjithshëm në AFP.

S4J do të lehtësojë ngritjen e Komuniteteve tematike të Praktikës në mesin e institucioneve të AFP-së të mbështetura nga projekti. Ju lutem mos ngurroni të ndani mendimet tuaja në lidhje me këtë çështje. Çdo sugjerim është një kontribut i vlefshëm për punën tonë!

 

skillsforjobs
Shkëmbimi i praktikave më të mira dhe i mësimeve të nxjerra me kolegët që punojnë për çështje të ngjashme në projekte anembanë globit është një praktikëe zakonshme për Swisscontact. Të ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.