Blog

‘Aftësi për Punë S4J’ nis procesin për krijimin e materialeve mësimore me ndjeshmëri gjinore për shkollat profesionale.

Ne, në projektin ‘Aftësi për Punë’ S4J besojmë se të gjithë mësuesit duhet të jenë të vetëdijshëm për dinamikën gjinore në arsim, në mënyrë që jo vetëm të mos përforcojnë stereotipat gjinorë, por të kontribuojnë për zhvillimin e një mjedisi më pozitiv ndaj gjinisë.

Për këtë arsye, projekti ka identifikuar dhe krijuar pikat e kontaktit për çështjet gjinore në secilën prej shkollave që mbështet. Nevoja për të përdorur metoda mësimore me ndjeshmëri gjinore për një arsim më gjithëpërfshirës është një nga çështjet kryesore të theksuara nga rrjeti i pikave të kontaktit për çështjet gjinore në shkolla.

Gjatë muajit prill është bërë edhe punë përgatitore për zhvillimin e një metodologjie që do t’i ndihmojë shkollat për të përgatitur materiale mësimore me ndjeshmëri gjinore.

skillsforjobs
Ne, në projektin ‘Aftësi për Punë’ S4J besojmë se të gjithë mësuesit duhet të jenë të vetëdijshëm për dinamikën gjinore në arsim, në mënyrë që jo vetëm të mos ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.