Blog

‘Aftësi për Punë’ nis procesin për të planifikuar Fazën II

Quo Vadis ‘Aftësi për Punë’!?!

Pas gati dy vitesh e gjysëm dhe një pune të palodhshme, në partneritet të frytshëm me 7 ofrues të AFP-së dhe me mbi 300 kompani të sektorit privat për të promovuar arsimin dhe formimin profesional, po afrohet fundi i fazës së parë të projektit ‘Aftësi për Punë’ (S4J).

Strategjia për fazën e re, e cila parashikohet të fillojë më 1 maj 2019, është në hartim e sipër duke zbatuar një qasje sa më pjesëmarrëse. Nga data 10 deri më 14 shtator, janë organizuar një sërë seminaresh teknike me përfaqësues të Ambasadës së Zvicerës në Shqipëri, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Agjencisë Kombëtare për AFP dhe Kualifikimet (AKAFPK), Shërbimit Kombëtar të Punësimit, ofruesve të AFP, partnerë të projektit si dhe me ekipin e S4J për të vendosur për drejtimet strategjike dhe ndërhyrjet kryesore për të ardhmen. Për hartimin e fazës së dytë, ekipi i projektit është duke u mbështetur nga Franz Kehl, përfaqësues i KEK Consulting.

Çfarë do të ndodhë në fazën e dytë të projektit 'Aftësi për Punë' S4J?Gjatë kësaj jave, kemi organizuar një seri…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Wednesday, September 12, 2018

Anëtarët e Komitetit Drejtues të Nxënësve (KDN), një strukturë e ngritur në muajin maj 2018, do të kontribuojnë edhe në hartimin e Fazës II të projektit, duke siguruar informacion për aktivitetet dhe ndërhyrjet që projekti mund të marrë përsipër në të ardhmen.

skillsforjobs
Quo Vadis ‘Aftësi për Punë’!?! Pas gati dy vitesh e gjysëm dhe një pune të palodhshme, në partneritet të frytshëm me 7 ofrues të AFP-së dhe me mbi 300 kompani ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.