Blog

Aftësimi i Rrjetit të Koordinatorëve për Çështjet Gjinore – motori që mundëson emancipimin e shkollës

Një shkollë profesionale cilësore nuk është vetëm një vend ku mësohet një profesion, por edhe një vend ku krijohen qytetarë mendjehapur që i kundërshtojnë haptas dhe nuk i mbështesin stereotipet gjinore. Disa zhvillime sociale janë më të lehta për t’u arritur sesa disa të tjera dhe pabarazia gjinore është një realitet që nuk do të largohet pa masa të posaçme.

Për ta kthyer këtë në realitet në shkollat profesionale të mbështetura nga ‘Aftësi për Punë’ S4J, projekti ka identifikuar 6 mësues si pika të kontaktit për çështjet gjinore, të cilët janë në vijën e parë të frontit për të ndihmuar që shkollat e tyre profesionale të kthehen në një vend më të mirë. Rrjeti luajti një rol të rëndësishëm gjatë fushatës informuese përmes nismës “Takojmë Çdo Vajzë” (mars – maj 2018), me qëllim rritjen e numrit të vajzave të regjistruara në arsimin profesional. Gjatë “Panairit të Njohurive” të organizuar në muajin maj, pikat e kontaktit për çështjet gjinore iu prezantuan kolegëve të tjerë teknikat që mund të përdorin për ta bërë mësimdhënien më të ndjeshme ndaj faktorit gjinor.

Në muajin  qershor, pjesëtarët e këtij rrjeti u mblodhën së bashku në një trajnim një ditor i cili synonte gjetjen e mënyrave për të siguruar një impakt të vërtetë tek shkollat e tyre duke punuar së bashku me kolegët, drejtuesit e shkollës, nxënësit dhe prindërit. Me ndihmën e ekspertëve të fushës dhe ekspertëve nga skuadra e ‘Aftësi për Punë’ S4J u përcaktuan edhe roli dhe përgjegjësitë e Personit të Kontaktit për çështjet gjinore. Rrjeti diskutoi për planet e veprimit për secilën nga pikat e kontaktit gjinor, të cilat do të fillojnë t’i zhvillojnë në fillim të muajit shtatorit.

Ne parashikojmë që kjo nismë nuk do të ketë rrugëtim të lehtë, por do të shoqërohet me plot histori suksesi gjatë rrugës.

skillsforjobs
Një shkollë profesionale cilësore nuk është vetëm një vend ku mësohet një profesion, por edhe një vend ku krijohen qytetarë mendjehapur që i kundërshtojnë haptas dhe nuk i mbështesin ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.