AMF, shoqata e siguruesve, Balfin Group, Deloitte dhe shumë kompani të tjera bëhen pjesë e rrjetit të bizneseve të FP

AMF, shoqata e siguruesve, Balfin Group, Deloitte dhe shumë kompani të tjera bëhen pjesë e rrjetit të bizneseve të FP

Në organizatën Swisscontact, ne besojmë se përfshirja e kompanive të sektorit privat për ofrimin e programeve të AFP-së është një element thelbësor për të siguruar përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes. Në projektin tonë, ne inkurajojmë institucionet partnere të AFP-së që të kërkojnë mundësi të reja në mënyrë të vazhdueshme me qëllim përmirësimin e përvojës së nxënësve të tyre. Gjatë dy muajve të fundit, rrjetit të bizneseve që mbështesin institucionet publike të AFP-së iu bashkuan edhe disa kompani të tjera të sektorit privat.

Balfin GroupDeloitteSmartworkGjeo-Vjosa dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit  kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me shkollën profesionale ‘Gjergj Canco’ në Tiranë gjatë ‘Javës së Praktikave Profesionale’. Së shpejti, këto kompani do të fillojnë të ofrojnë praktika profesionale afatgjata si edhe skema për zhvillimin gradual të aftësive për nxënësit e shkollave. Bashkëpunimi i Swisscontact me Balfin Group pritet të rritet edhe më tej. Duke pasur parasysh praninë e kompanisë në shumë qytete të Shqipërisë, projekti është shumë i përkushtuar për të nxitur bashkëpunimin midis kompanive të grupit dhe institucioneve të tjera të AFP të mbështetura nga projekti ‘Aftësi për Punë’ S4J.

 

Në fillim të vitit akademik, shkolla Tregtare në Vlorë nisi të ofronte për herë të parë profilin e Sigurimeve. Për të përmbushur nevojat e shkollave dhe mësuesve për informacion teknik dhe materiale të përditësuara mësimore, ‘Aftësi për Punë’ S4J, në bashkëpunim me Autoritetin për Mbikëqyrjen Financiare dhe Shoqatën Shqiptare të Siguruesve, mundësuan një trajnim për mësuesit që do të japin lëndët e këtij profili të ri. Trajnimi për “Zhvillimin e Sigurimeve” dhe “Kontabilitetin e Sigurimeve” u organizua në mes të muajit tetor nga ekspertë të kompanive të sektorit privat që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë sektor.

Në muajt nëntor dhe dhjetor 2018 projekti ‘Aftësi për Punë’ S4J dhe përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Siguruesve dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi, në kuadrin e shtrirjes së mbështetjes edhe tek shkollat e tjera profesionale të përfshira në projekt.

Lexoni më shumë

Njoftim për shtyp nga Balfin Group – https://www.balfin.al/index.php/en/media-en/news/826-balfin-opens-its-doors-to-youth-internships-provided-for-vocational-school-students

Njoftim për shtyp nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) – http://amf.gov.al/news.asp?id=22187