Blog

Anëtarë të ETF-së dhe të EAFA-s vizitojnë shkollën profesionale dhe biznesin partner në Lezhë, si pjesë e programit të takimit për të Nxënit Nëpërmjet Punës

Më 25 shtator, përfaqësues nga vendet anëtare dhe vendet kandidate të Aleancës Europiane për Praktikat Profesionale Afatgjata (EAfA) zhvilluan një vizitë në shkollën profesionale ‘Kolin Gjoka’ në Lezhë.

Mysafirët u njohën me modelin e praktikës profesionale të pilotuar në shkollë me mbështetjen e projektit ‘Aftësi për Punë’ (S4J) të financuar nga qeveria zvicerane. Ekipi i shkollës bëri edhe një prezantim të risive të aplikuara gjatë dy viteve të fundit, të cilat fokusohen tek promovimi i të nxënit nëpërmjet punës për të mundësuar kalimin më të lehtë nga shkolla në punë për të diplomuarit.

Përfaqësuesve të vendeve anëtare të EAfA-s u bëri përshtypje puna e përkushtuar e mësuesve të shkollave që bënë të mundur sistemimin si praktikantë në praktika profesionale të 226 nxënësve në 43 biznese partnere (deri në qershor 2018).

Pas shkollës, mysafirët vizituan edhe ‘Hotelin e Gjuetisë’, një biznes partner i shkollës. Ata u ndjenë edhe më të mirëpritur nga praktikantët atje, të cilët së bashku me shefin e njohur shqiptar të ‘slow food’, Alfred Marku kishin përgatitur ushqime të shijshme … dhe deri në fund të vizitës, nuk mbeti as edhe një kupë nga tiramisuja e famshme e Davidit 😉.

Anëtarë të ETF – European Training Foundation, ekspertë europianë të #AFP-së u mbodhën në Tiranë në datën 24 shtator një…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Sunday, September 30, 2018

Gjatë vizitës, stafi i S4J pati mundësinë që të shkëmbejë me përfaqësuesit e ETF-së dhe EAfA-s për mundësitë e mobilitetit për praktikantët në shkollat e mbështetura nga S4J.

Tani ETF dhe EAfA janë duke u përgatitur për aktivitetin e tyre vjetor, Javën Europiane të Aftësive Profesionale. Nga data 5 deri më 9 nëntor, në shumë vende europiane do të organizohen aktivitete të shumta te fokusuara tek aftësitë profesionale, të nxënit nëpërmjet punës (TNNP) dhe mundësitë e të nxënit gjatë gjithë jetës, duke përfshirë Shqipërinë e promovuar nga projekti ‘Aftësi për Punë’ S4J.

David Paloka dhe Xhoena Vitoja, dy praktikantë nga shkollat e mbështetura nga S4J, u ftuan nga EAfA për t’u bërë pjesë e disa prej aktiviteteve që do të organizohen gjatë Javës Europiane të Aftësive në Austri. Le të shpresojmë që Davidi edhe njëherë do të vjedhë zemrën e mysafirëve me recetën e tij të famshme të tiramisusë 😉.

skillsforjobs
Më 25 shtator, përfaqësues nga vendet anëtare dhe vendet kandidate të Aleancës Europiane për Praktikat Profesionale Afatgjata (EAfA) zhvilluan një vizitë në shkollën profesionale ‘Kolin Gjoka’ në Lezhë. Mysafirët u ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.