Blog

Bashkëpunim i ri midis shkollave shqiptare dhe zvicerane: 2 marrëveshje të tjera binjakëzimi të nënshkruara në muajin prill 2018.

Shkolla “Kolin Gjoka” në Lezhë dhe shkolla “Gjergj Canco” në Tiranë kanë tani një partner zviceran: shkollën BBZ-CFP Biel / Bienne në Zvicër! Bashkëpunimi midis shkollave nuk do të përqendrohet vetëm tek shkëmbimi i mësuesve dhe praktikave më të mira, por edhe tek shkëmbimi i nxënësve.

Marrëveshjet e Mirëkuptimit ndërmjet shkollave u nënshkruan më 18 prill, në prani të Zëvendës Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Znj. Dajna Sorensen dhe Zëvendës Ambasadorit Zviceran, Z. Phillipp Keller.

Zëvendës Ambasadori Zviceran, Z. Phillipp Keller theksoi rëndësinë e arsimit profesional për zhvillimin e ekonomisë: “Në Zvicër, ne kemi përshtatur sistemin dual, ku në të vërtetë nxënësit (praktikantët) duhet të nënshkruajnë një kontratë me kompanitë në mënyrë që të pranohen në shkollë. Trajnimi brenda kompanisë së bashku me trajnimin në shkollë janë një kombinim i shkëlqyer, sepse janë më afër me nevojat e tregut të punës. Kjo e bën më të lehtë punësimin e tyre dhe i pajis me aftësitë e duhura për të përmbushur nevojat e punëdhënësit. Ne jemi shumë të bindur se kjo është qasja e duhur”.

Matthias Dick, anëtar i bordit të shkollës BBZ-CFP Biel / Bienne deklaroi: “Ajo që ne do të donim të përfitonim nga ky shkëmbim, është që të bëjmë të mundur që praktikantët tanë (zviceranë) të kuptojnë se si bëhet praktika në AFP në shtete të tjera; dhe, me të vërtetë, të bëjmë të mundur që nxënësit shqiptarë të përjetojnë përvojën e tyre në sistemin e arsimit profesional në Zvicër, në mënyrë që ata të mund t’i bashkohen kompanisë për një farë kohe dhe të shohin se si kryhet pjesa praktike e trajnimit në AFP në Zvicër “.

Sipas Z. Dick, mësuesit në shkollën BBZ-CFP Biel / Bienne mund të përfitojnë vërtet nga përvoja e kolegëve shqiptarë në aktivitetet e të nxënit nëpërmjet projekteve, e cila ende nuk është një praktikë e zakonshme në shkollën e tij. Nga ana tjetër, ekspertiza e shkollave zvicerane do t’i ndihmojë shkollat shqiptare që të zhvillojnë kurrikula shkollore që janë më afër nevojave të tregut të punës.

 

Lexoni artikullin e BusinessMag për binjakëzimin midis shkollave shqiptare dhe zvicerane në këtë link.

Shikoni intervistat e plota në video në këtë link.

Klikoni këtu për të parë më shumë foto nga Ceremonia e Binjakëzimit.

skillsforjobs
Shkolla "Kolin Gjoka" në Lezhë dhe shkolla "Gjergj Canco" në Tiranë kanë tani një partner zviceran: shkollën BBZ-CFP Biel / Bienne në Zvicër! Bashkëpunimi midis shkollave nuk do të ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.