Blog

Bëhuni gati për të ardhmen: servis për automjetet elektrike në SHIP Vlorë

Numri i automjeteve elektrike po rritet çdo ditë edhe në Shqipëri. Të presësh deri sa ato të tejkalojnë numrin e motorëve me naftë ose benzinë për të krijuar aftësitë për mirëmbajtjen ose riparimin e tyre tashmë është një mënyrë e vjetër e të punuarit.

Meqenëse makinat elektrike paraqesin një nga tendencat më të fundit në industrinë e automobilave, është e detyrueshme që mësuesit dhe instruktorët që punojnë në institucionet ofruese të AFP të përditësohen me njohuritë dhe aftësitë më të fundit, në mënyrë që t’u shërbejnë më mirë nxënësve të tyre dhe nevojave të tregut të punës. Për këtë arsye, “Aftësi për Punë” ka mbështetur organizimin e Programit të Trajnimit të Trajnerëve (TiT) në shkollën industriale “Pavarësia” në Vlorë për të aftësuar mësuesit, instruktorët dhe nxënësit për makinat elektrike.

Programi i trajnimit tre javor u hartua dhe po zhvillohet nga Z. Dirk Niemeyer, ekspert gjerman në sektorin e automobilave në Dhomën e Zejtarëve për Rajonin e Frankfurtit (HWK). Me qëllim organizimin e trajnimit, në qershor të vitit 2018, Z. Niemeyer dhe kolegu i tij, Z. Dominik Borowski, Ekspert i Marrëdhënieve me Jashtë në Shoqatën Gjermane të Industrisë së Automobilave (VDA) morën pjesë në një mision eksplorues në Vlorë dhe Tiranë, për të vizituar shkollën dhe për t’u takuar me bizneset partnere dhe udhëheqësit e industrisë. Para fillimit të trajnimit, në shkollën industriale “Pavarësia” në Vlorë, me mbështetjen e projektit ‘Aftësi për Punë’ u instalua një laborator për servisimin e automjeteve elektrike, i pajisur me teknologjinë më të fundit.

Në fund të programit të trajnimit, pesëmbëdhjetë pjesëmarrësit entuziastë do të jenë në gjendje të diagnostikojnë, çmontojnë dhe riparojnë makinat elektrike. Pjesëmarrësit gjithashtu do të zhvillojnë një modul me zgjedhje, i cili do të përfshihet në skelet kurrikulat ekzistuese të drejtimit ‘Shërbime mjete transporti’. Moduli do të vleftësohet më tej nga Agjencia Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional dhe Kualifikimet.

Do t’ju mbajmë të informuar në lidhje me të rejat e mëtejshme!

 

skillsforjobs
Numri i automjeteve elektrike po rritet çdo ditë edhe në Shqipëri. Të presësh deri sa ato të tejkalojnë numrin e motorëve me naftë ose benzinë për të krijuar aftësitë ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.