Blog

Biznese lider të hoteleri-turizmit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me Shkollën “Kolin Gjoka”

Duket se periudha e festave ka sjellë plot dhurata për të rinjtë e Lezhës. Së pari, ndërtimi i godinës së re të Shkollës Profesionale Kolin Gjoka me financim nga Bashkimi Evropian. Më pas, Projekti Aftësi për Punë, mandatuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillimi dhe Bashkëpunim, SDC, mbështeti laboratorët e informatikës të kësaj shkolle. Po kështu, u mundësua nënshkrimi i marrëveshjeve të para me 6 hotele dhe restorante të kalibrit të lartë nga Lezha dhe Tirana për praktikat profesionale të nxënësve si dhe trajnimin e mësuesve për të qenë sa më pranë zhvillimeve të industrisë. Tabloja e risive kompletohet me ngritjen e Qendrës së Karrierës tek “Kolin Gjoka”, e para e këtij lloji në arsimin profesional në vend.

Qendra e Karrierës do të mbështesë kalimin e nxënësve nga shkolla në punë. Tashmë janë caktuar 5 mësuesit e “Kolin Gjoka” që do të merren me detyra promovuese dhe të lidhjes me biznesin, si staf i Qendrës së Karrierës. Këta mësues po trajnohen nga ekspertë të projektit për ta kryer sa më mirë rolin e tyre. E gjithë kjo u shërben kualifikimit të nxënësve me ato aftësi që i duhen realisht kompanive dhe këtyre të fundit që të kenë punonjës cilësorë.

Më 14 Dhjetor, shkolla e re Kolin Gjoka priti jo një, jo dy, por tre evente të rëndësishme nën ombrellën “Zhvillimi i Aftësive në Turizëm”, në partneritet me Aftësi për Punë. Dita nisi me konkursin e kulinarisë mes 9 shkollave profesionale që ofrojnë këtë program. Shkollat konkuruan më pjata të gatuara aty për aty, të cilët u vlerësuan nga i mirënjohuri Master Chef Sokol Prenga. Kupën e fitoi Shkolla e Hoteleri – Tiranës, që përfshinte një tablet për kuzhinierin më të mirë dhe një javë praktikë në një hotel me emër në kryeqytet.

Paralelisht, u organizua edhe konferenca kombëtare e turizmit mbi zhvillimin e cilësisë në këtë sektor. Kompanitë dhe shoqatat e turizmit u bënë bashkë me shkollat dhe politikëbërësit duke diskutuar për hapat e nevojshme që turizmi të jetë më atraktiv duke nisur nga shërbimi. Praktikat profesionale në biznes ishin një nga metodat e theksuara. Një nxënëse nga Shkolla Tregtare Vlorë tregoi avantazhet e kualifikimit në biznes për përgatitjen si profesioniste e ardhshme në turizëm.
Një nga momentet kulminante të ditës ishte nënshkrimi i marrëveshjeve midis Shkollës Kolin Gjoka dhe 6 hoteleve e restoranteve në prani të Kryeministrit Edi Rama, Ministrit Klosi, dhe Ambasadorit të Zvicrës. “Nëse shkollat përmirësojnë progamet e ofruara, do të rritet numri i të rinjve të kualifikuar gati për të gjetur punë apo nisur një biznes,” – deklaroi Ambasadori Graf në fjalën e tij.
“Zhvillimi i Aftësive në Turizëm” pati një jehonë të madhe në media. Aktivitetet e ditës u transmetuan edhe me live-streaming nga TV kombëtare.

skillsforjobs
Duket se periudha e festave ka sjellë plot dhurata për të rinjtë e Lezhës. Së pari, ndërtimi i godinës së re të Shkollës Profesionale Kolin ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.