Buletini 5

Category Archives: Buletini 5

Java e Praktikave Profesionale Afatgjata e organizuar nga ‘ Aftësi për Punë’ S4J

Nga data 5 deri më 9 nëntor 2018, ‘Aftësi për Punë’ S4J dhe partnerët e saj do të organizojnë edicionin e dytë të ‘Javës së S4J për Praktikat Profesionale Afatgjata’. Panaire të Praktikave Profesionale Afatgjata, fjalime motivuese nga përfaqësues të biznesit dhe njerëz të famshëm, diskutime të hapura, seminare punë me përfaqësues të industrisë, takime … Continue reading Java e Praktikave Profesionale Afatgjata e organizuar nga ‘ Aftësi për Punë’ S4J

Mësues nga shkolla zvicerane IDM në Thun do të vizitojnë shkollën industriale ‘Pavarësia’ në Vlorë

Në vitin 2017, me mbështetjen e projektit ‘Aftësi për Punë’ S4J, midis shkollës profesionale zvicerane IDM në Thun dhe shkollës industriale ‘Pavarësia” (SHIP) në Vlorë u nënshkrua një marrëveshje binjakëzimi. Marrëveshja u pasua nga shkëmbimi virtual ndërmjet shkollave sa i përket programeve mësimore dhe praktikave më të mira. Më në fund, erdhi koha për t’i … Continue reading Mësues nga shkolla zvicerane IDM në Thun do të vizitojnë shkollën industriale ‘Pavarësia’ në Vlorë

Vizitë në terren në shkollën profesionale ‘Hamdi Bushati’ në Shkodër

Për 6 dekada me rradhë, Swisscontact-i i është përkushtuar punës për të promovuar zhvillimin e aftësive dhe për të forcuar sistemet e arsimit profesional në mbi 35 vende ku vepron. Gjatë dy viteve të fundit, ‘Aftësi për Punë’ S4J ka ndihmuar Ministrinë shqiptare të Linjës, përgjegjëse për AFP-në për të mbështetur transformimin e 7 ofruesve … Continue reading Vizitë në terren në shkollën profesionale ‘Hamdi Bushati’ në Shkodër

Program ‘TiT’ për të ofruar trajnimin e mentorëve në kompani, në bashkëpunim me SFIVET

‘Aftësi për Punë’ (S4J) e sheh sigurimin e nivelit më të lartë të cilësisë në organizimin e praktikave profesionale si misionin e saj. Kjo kërkon që kompanitë që ofrojnë trajnime praktike për nxënësit të jenë të afta për të ofruar praktika profesionale sa më cilësore. Për këtë qëllim, projekti filloi të bashkëpunonte me Institutin Federal … Continue reading Program ‘TiT’ për të ofruar trajnimin e mentorëve në kompani, në bashkëpunim me SFIVET

Tradicionale, por në një mënyrë moderne

Nxënëset e drejtimit Tekstil në shkollën ‘Hamdi Bushati’ bëjnë debutimin e tyre së bashku me stilistë të njohur të modës shqiptare Muzeu i Stilit: Ethno Vibes është një eveniment mode, i cili synon promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore shqiptare. Ruajtja dhe promovimi i traditës dhe identitetit tonë nëpërmjet rigjallërimit të elementeve tradicionale në veshje … Continue reading Tradicionale, por në një mënyrë moderne

Nxënësit e shkollës ‘Gjergj Canco’ së shpejti do të regjistrohen në praktika profesionale

Shkolla profesionale ‘Gjergj Canco’ iu bashkua projektit ‘Aftësi për Punë’ S4J në fund të muajit tetor 2017. Gjatë vitit të fundit në këtë shkollë është ngritur Njësia e Zhvillimit (NjZh) dhe mësuesit janë trajnuar për të kryer funksionet e ndryshme në këtë Njësi Zhvillimi. Në fund të vitit akademik 2017-2018, mësuesit që kujdesen për marrëdhëniet … Continue reading Nxënësit e shkollës ‘Gjergj Canco’ së shpejti do të regjistrohen në praktika profesionale

Njihuni me Bordin e Nxënësve: zëri i shkollave në projektin S4J

Më 28 shtator, zyra e Swisscontact-it në Tiranë priti vizitën e pazakontë të 12 nxënësve nga të 6 shkollat e mbështetura nga projekti. Ju mund t’i mbani mend fytyrat e tyre nga ceremonia e kurorëzimit gjatë ‘Panairit të Njohurive’ në muajin maj … Po, ata janë anëtarët e Bordit të Nxënësve në projektin S4J! Bordi … Continue reading Njihuni me Bordin e Nxënësve: zëri i shkollave në projektin S4J

Anëtarë të ETF-së dhe të EAFA-s vizitojnë shkollën profesionale dhe biznesin partner në Lezhë, si pjesë e programit të takimit për të Nxënit Nëpërmjet Punës

Më 25 shtator, përfaqësues nga vendet anëtare dhe vendet kandidate të Aleancës Europiane për Praktikat Profesionale Afatgjata (EAfA) zhvilluan një vizitë në shkollën profesionale ‘Kolin Gjoka’ në Lezhë. Mysafirët u njohën me modelin e praktikës profesionale të pilotuar në shkollë me mbështetjen e projektit ‘Aftësi për Punë’ (S4J) të financuar nga qeveria zvicerane. Ekipi i … Continue reading Anëtarë të ETF-së dhe të EAFA-s vizitojnë shkollën profesionale dhe biznesin partner në Lezhë, si pjesë e programit të takimit për të Nxënit Nëpërmjet Punës

Të nxënit dual kërkon dy palë: seminari i EAfA-s në Tiranë thekson rëndësinë e bashkëpunimit të fortë midis shkollave dhe bizneseve

Në korrik të vitit 2013, Partnerët Socialë Europianë, Komisioni Europian dhe Presidenca e Këshillit të Bashkimit Europian (BE) lançuan Aleancën Europiane të Praktikave Profesionale (EAfA). EAfA është një platformë unike që bashkon qeveritë me aktorët e tjerë kyç, si për shembull shoqatat e biznesit, kompanitë individuale, partnerët socialë, dhomat, ofruesit e arsimit dhe formimit profesional … Continue reading Të nxënit dual kërkon dy palë: seminari i EAfA-s në Tiranë thekson rëndësinë e bashkëpunimit të fortë midis shkollave dhe bizneseve

Praktikat profesionale në AFP: këndvështrimi i biznesit

Numri i kompanive që ofrojnë praktika profesionale për nxënësit e arsimit profesional në Shqipëri është rritur me shpejtësi gjatë dy viteve të fundit akademike. Dyqind e tetëdhjetë e pesë kompani tashmë kanë nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me ofruesit e AFP-së, partnerë të projektit S4J dhe aktualisht ofrojnë praktika profesionale për 781 nxënës në drejtime si: … Continue reading Praktikat profesionale në AFP: këndvështrimi i biznesit