Buletini 6

Category Archives: Buletini 6

Swisscontact Shqipëri bashkëpunon me Microsoft-in për organizimin e “Orës së Kodimit”

Në projektin ‘Aftësi për Punë’ S4J, ne e vlerësojmë teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK) si një shteg tërheqës për karrierën e të rinjve dhe të rejave. Me modernizimin e vazhdueshëm të teknologjisë dhe zgjerimin e saj në çdo fushë të jetës dhe të biznesit, është e domosdoshme që nxënësit e rinj të përftojnë aftësitë … Continue reading Swisscontact Shqipëri bashkëpunon me Microsoft-in për organizimin e “Orës së Kodimit”

AMF, Shoqata e Siguruesve, Balfin Group, Deloitte dhe shumë kompani të tjera bëhen pjesë e rrjetit të bizneseve të AFP

Në organizatën Swisscontact, ne besojmë se përfshirja e kompanive të sektorit privat për ofrimin e programeve të AFP-së është një element thelbësor për të siguruar përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes. Në projektin tonë, ne inkurajojmë institucionet partnere të AFP-së që të kërkojnë mundësi të reja në mënyrë të vazhdueshme me qëllim përmirësimin e përvojës … Continue reading AMF, Shoqata e Siguruesve, Balfin Group, Deloitte dhe shumë kompani të tjera bëhen pjesë e rrjetit të bizneseve të AFP

S4J mbështet ofruesit e AFP-së për realizimin e procesit të vetëvlerësimit

Përmes një modeli të gjerë sektorial, të gjitha institucionet publike të arsimit profesional i janë nënshtruar procesit të vetëvlerësimit. Ky ushtrim, i cili duhet të përmbyllet në pranverë të vitit 2019, do t’i ndihmojë institucionet për të vlerësuar një sërë fushash dhe faktorësh që ndikojnë në performancën e tyre. Përveç kësaj, produktet e dala nga … Continue reading S4J mbështet ofruesit e AFP-së për realizimin e procesit të vetëvlerësimit

Trajnimi i mentorëve të kompanive, së shpejti një realitet për Shqipërinë!

Në muajin tetor dhe nëntor, në Tiranë u përmbyll faza e parë e programit të Trajnimit të Trajnerëve për kryerjen e trajnimit të mentorëve në kompani. Programi u zhvillua në bashkëpunim me Institutin Federal Zviceran për Arsimin dhe Formimin Profesional (SFIVET) dhe u ofrua nga Mërgim Jahiu, një ekspert që punon me institucionin zviceran. Ngritja e … Continue reading Trajnimi i mentorëve të kompanive, së shpejti një realitet për Shqipërinë!

Festojmë një vjetorin e Akademisë CISCO të projektit ‘Aftësi për Punë’ S4J

‘Aftësi për Punë’ S4J është aktualisht një nga nëntë akademitë e licencuara CISCO që veprojnë në Shqipëri. Që nga viti 2017, projekti po mbështet ofruesit e AFP-së, partnerë të tij, duke i dhënë mundësinë të integrojnë kurset online të akademisë si materiale mësimore. Këtë muaj festojmë arritjet e mëposhtme: 17 mësues të TIK-ut të certifikuar … Continue reading Festojmë një vjetorin e Akademisë CISCO të projektit ‘Aftësi për Punë’ S4J

Ofruesit e AFP, partnerë të S4J, organizojnë Javën e Praktikave Profesionale Afatgjata 2018

Në kuadrin e Javës Europiane të Aftësive Profesionale 2018, nga data 5 deri më 9 Nëntor, ofruesit e AFP, partnerë të S4J organizuan ‘Javën e Praktikave Profesionale’. Për të dytin vit rradhazi, shkollat profesionale dhe qendra e formimit profesional organizuan një sërë aktivitetesh, që synonin rritjen e ndërgjegjësimit mbi gamën e gjerë të mundësive të … Continue reading Ofruesit e AFP, partnerë të S4J, organizojnë Javën e Praktikave Profesionale Afatgjata 2018

SHIP pret vizitën e mësuesve nga shkolla zvicerane IDM

Gjatë Javës së Praktikave Profesionale, shkolla industriale ‘Pavarësia’ në Vlorë priti vizitën e mësuesve të drejtimit të auto-mekanikës nga shkolla zvicerane IDM. Kjo është vizita e parë në kuadrin e shkëmbimit të mësuesve, që nga koha kur shkollat nënshkruan Marrëveshjen e Binjakëzimit në janar të vitit 2017. Qëllimi i vizitës ishte njohja dhe informimi më … Continue reading SHIP pret vizitën e mësuesve nga shkolla zvicerane IDM

Më shumë çmime dhe aktivitete për nxënësit e shkollave partnere të S4J

Pjesëmarrja e nxënësve në kauza, nisma dhe konkurse brenda dhe jashtë shkollës është shumë e rëndësishme për zhvillimin e tyre personal dhe profesional, si dhe për zhvillimin e një atmosfere më të mirë shkollore. Kjo është arsyeja përse në projektin “Aftësi për Punë” S4J, ne i inkurajojmë shkollat partnere që të mbajnë sytë dhe mendjen … Continue reading Më shumë çmime dhe aktivitete për nxënësit e shkollave partnere të S4J

Një hap më shumë për Të Nxënit Nëpërmjet Punës në Shqipëri

Të nxënit nëpërmjet punës (WBL) është strategjia arsimore që u ofron nxënësve përvoja pune në jetën reale, ku ata mund të aplikojnë aftësitë akademike dhe teknike dhe të zhvillojnë punësueshmërinë e tyre. Ajo që është thelbësore për ta bërë WBL-në një strategji efektive në shkallë kombëtare është ngritja e një sistemi që rregullon rolet dhe … Continue reading Një hap më shumë për Të Nxënit Nëpërmjet Punës në Shqipëri

Shkolla ‘Hamdi Bushati’ dhe bizneset partnere marrin pjesë në misionin e organizuar nga projekti SIPPO për industrinë e tekstileve

Në muajin tetor, projekti “Aftësi për Punë” mbështeti pjesëmarrjen e nxënësve të drejtimit të tekstilit në shkollën ‘Hamdi Bushati’ dhe të kompanive partnere të tekstilit në një seri aktivitetesh për industrinë tekstile. Aktivitetet u organizuan nga Programi Zviceran për Promovimin e Importit (SIPPO), një program global i zbatuar nga Swisscontact. Misioni synonte të identifikonte kompanitë … Continue reading Shkolla ‘Hamdi Bushati’ dhe bizneset partnere marrin pjesë në misionin e organizuar nga projekti SIPPO për industrinë e tekstileve