Buletini 7

Category Archives: Buletini 7

Zgjedhja e karrierës

Ka shumë raste të prindërve që vendosin të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkolla profesionale, pavarësisht se mund të kenë pak informacion rreth një profesioni të caktuar ose faktit se fëmijët e tyre mund të mos kenë aftësitë minimale të kërkuara në lidhje me këtë profesion. Kjo ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ecurinë e … Continue reading Zgjedhja e karrierës

A janë institucionet e AFP-së të përgatitura për autonomi institucionale dhe financiare?

Autonomia institucionale dhe financiare është thelbësore për funksionimin e qëndrueshëm të ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional në të ardhmen. Vizioni i përbashkët i politikëbërësve në Shqipëri është që ofruesit e AFP-së të fuqizohen dhe të jenë të aftë për të menaxhuar me efikasitet burimet e tyre dhe për të siguruar ecurinë dhe punën e … Continue reading A janë institucionet e AFP-së të përgatitura për autonomi institucionale dhe financiare?

‘Shkolla Dimërore’ nga ‘Akademia S4J’ – një platformë për shkëmbim dhe rritje (profesionale)

Për gati tre vjet tashmë, projekti “Aftësi për Punë” ka punuar ngushtë me shtatë ofrues të AFP-së, duke i mbështetur ato me një sërë procesesh që kanë për qëllim transformimin e institucioneve të AFP-së. Gjatë kësaj periudhe, projekti ka grumbulluar njohuri të shumta në lidhje me sistemin e AFP dhe mënyrën se si funksionojnë institucionet … Continue reading ‘Shkolla Dimërore’ nga ‘Akademia S4J’ – një platformë për shkëmbim dhe rritje (profesionale)

1,420 nxënës dhe kursantë të sistemuar me sukses në praktika profesionale afatgjata

Në projektin ‘Aftësi për Punë’ ne e kuptojmë rëndësinë e programeve praktike profesionale, të ofruara në partneritet me sektorin privat. Që nga fillimi i vitit akademik 2018-2019, ofruesit partnerë të AFP-së janë angazhuar në mënyrë aktive për sistemimin e grupit të ri të nxënësve në praktika profesionale në biznes. Në fillim të muajit janar 2019, … Continue reading 1,420 nxënës dhe kursantë të sistemuar me sukses në praktika profesionale afatgjata

Cilësia në praktikat profesionale afatgjata: Gati dhe në përdorim instrumentet për planifikimin dhe vlerësimin e të nxënit nëpërmjet punës

Sigurimi i praktikave profesionale sa më cilësore është prioritet për projektin ‘Aftësi për Punë’ dhe ofruesit partnerë të AFP-së. Në këtë kuadër, në fund të vitit 2019, projekti, së bashku me ekspertë pedagogjikë, u angazhuan në përgatitjen e një Manuali për të ndihmuar mësuesit dhe instruktorët për planifikimin dhe vlerësimin e praktikave profesionale afatgjata. Që … Continue reading Cilësia në praktikat profesionale afatgjata: Gati dhe në përdorim instrumentet për planifikimin dhe vlerësimin e të nxënit nëpërmjet punës

Bëhuni gati për të ardhmen: servis për automjetet elektrike në SHIP Vlorë

Numri i automjeteve elektrike po rritet çdo ditë edhe në Shqipëri. Të presësh deri sa ato të tejkalojnë numrin e motorëve me naftë ose benzinë për të krijuar aftësitë për mirëmbajtjen ose riparimin e tyre tashmë është një mënyrë e vjetër e të punuarit. Meqenëse makinat elektrike paraqesin një nga tendencat më të fundit në … Continue reading Bëhuni gati për të ardhmen: servis për automjetet elektrike në SHIP Vlorë

Sjellim biznesin në shkolla për ta përshtatur sa më mirë ofertën e AFP-së me tregun e punës

Për të siguruar lidhjen midis programeve të AFP-së dhe tregut të punës, është e domosdoshme që ofruesit e AFP-së të rishikojnë dhe të përshtasin ofertën e tyre në mënyrë periodike. Për këtë arsye, në shkurt të vitit 2019, shkolla ‘Hamdi Bushati’ në Shkodër organizoi një sërë takimesh me përfaqësues nga sektori privat, për të diskutuar … Continue reading Sjellim biznesin në shkolla për ta përshtatur sa më mirë ofertën e AFP-së me tregun e punës

Grupi i parë i mentorëve të certifikuar të kompanive!

Në projektin ‘Aftësi për Punë’ ne e vlerësojmë mentorimin si një përvojë unike që përfshin një sërë përgjegjësish të rëndësishme. Prandaj, ngritja e kapaciteteve për mentorët brenda kompanisë është një domosdoshmëri për të siguruar ofrimin e praktikave profesionale cilësore në partneritet me sektorin privat. Në këtë kuadër, në fund të vitit 2018, S4J ka mbështetur … Continue reading Grupi i parë i mentorëve të certifikuar të kompanive!

Plani i Ri i Punës vleftësohet në seminarin proaktiv të ministrisë së linjës me ofruesit publikë të AFP

Në mesin e muajit shkurt 2019, projekti ‘Aftësi për Punë’ mbështeti ministrinë e linjës me organizimin e një seminari dyditor, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve ofruese të AFP-së dhe institucioneve shtetërore në kuadrin e Planit të Ri të Punës 2020-2022 të Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi (SKPA 2014-2020). Ky takim mblodhi së … Continue reading Plani i Ri i Punës vleftësohet në seminarin proaktiv të ministrisë së linjës me ofruesit publikë të AFP

A keni dëgjuar për ekipin e marketingut të shkollës?

Ka disa muaj që nxënësit në shkollat partnere të projektit S4J kanë pritur diçka me padurim: ekipin e  marketingut të shkollës. Kjo njësi e re është krijuar për të mbështetur stafin e Njësisë së Zhvillimit (NJZH), më konkretisht mësuesit përgjegjës për Marketingun Institucional, në organizimin dhe koordinimin e nismave të marketimit. Për më tepër, ajo … Continue reading A keni dëgjuar për ekipin e marketingut të shkollës?