Blog

Cilësia në praktikat profesionale afatgjata: Gati dhe në përdorim instrumentet për planifikimin dhe vlerësimin e të nxënit nëpërmjet punës

Sigurimi i praktikave profesionale sa më cilësore është prioritet për projektin ‘Aftësi për Punë’ dhe ofruesit partnerë të AFP-së. Në këtë kuadër, në fund të vitit 2019, projekti, së bashku me ekspertë pedagogjikë, u angazhuan në përgatitjen e një Manuali për të ndihmuar mësuesit dhe instruktorët për planifikimin dhe vlerësimin e praktikave profesionale afatgjata.

Që nga muaji tetor i vitit 2018 janë organizuar një seri takimesh në çdo shkollë partnere të S4J, për të kuptuar nevojat e mësuesve dhe instruktorëve që janë përgjegjës për praktikat profesionale afatgjata. Manuali dhe instrumenti përkatës janë përgatitur në bashkëpunim me mësuesit dhe instruktorët, në mënyrë që nevojat e tyre të adresohen në mënyrën e duhur.

Mjetet u vleftësuan nga mësuesit më të mirë në çdo shkollë dhe u futën masivisht në përdorim gjatë disa seminareve ku u dhanë edhe udhëzime në lidhje me mënyrën e përdorimit të këtyre mjeteve.

Praktikat Profesionale, ndjekja dhe monitorimi I tyre me qellim arritjen e rezultateve maksimale për nxenesit ishin sot…

Gepostet von Shkolla e mesme profesionale "Hamdi Bushati" am Mittwoch, 16. Januar 2019

‘Plani Individual i Praktikës Profesionale Afatgjatë’ është një nga instrumentet kryesore të paketës. Ky plan përgatitet për secilin nxënës nga mësuesi / instruktori i shkollës, me mbështetjen e mentorit në kompani, pas nënshkrimit të kontratës së praktikës profesionale afatgjatë. Plani siguron që gjithsecili nxënës të arrijë të realizojë të gjitha modulet praktike të parashikuara nga kurrikula gjatë praktikës profesionale në biznes.

 

skillsforjobs
Sigurimi i praktikave profesionale sa më cilësore është prioritet për projektin 'Aftësi për Punë' dhe ofruesit partnerë të AFP-së. Në këtë kuadër, në fund të vitit 2019, projekti, së ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.