Blog

CISCO NetAcad, platforma e preferuar nga nxënësit e TIK

S4J është i regjistruar zyrtarisht si akademi në platformën NetAcad të kompanisë CISCO dhe numëron 620 përdorues, nga të cilët 300 nxënës të certifikuar dhe 267 që janë duke ndjekur kurse momentalisht. Akademia numëron 17 mësues TIK të shkollave partnere të cilët janë të certifikuar për të ofruar këto kurse me standarde industrie.

 

Për më tepër na tregon Elida Mesi, mësuese e TIK pranë shkollës “Gjergj Canco” në Tiranë.

Si ka ndikuar platforma NetAcad e CISCO në mësimdhënie?

Në 2018 një grup nga mësuesit e IT së shkollës sonë ndoqën trajnimet e CISCO për t’u certifikuar si instruktorë në IT Essentials. Deri tani janë certifikuar 13 mësues falë mbështetjes së projektit “Aftësi për Punë”. Materialet e IT Essentails përputhen mjaft mirë me lëndët e profilit “Mbështetje e përdoruesve të TIK” dhe “Rrjete të dhënash”, duke mbuluar pjesën më të madhe të kurrikulës në këto profile.

Duke marrë parasysh që shkollat profesionale kanë mangësi në tekste për mungesë botimesh por edhe për shkak të avancimit të shpejtë të teknologjisë, NetAcad na ka ardhur shumë në ndihmë. Nxënësit kanë akses në materialet e teknologjisë së fundit e të përditësuara vazhdimisht nga CISCO, me video dhe ushtrime interaktive nga të cilat mësojnë shumë. Gjithashtu, CISCO NetAcad ofron platformën virtuale CISCO Packet Tracer dhe CISCO Aspire, të cilat stimulojnë punën në një biznes real të administrimit të rrjeteve kompjuterike. Pra ajo mbulon edhe shumë module të praktikës dhe i jep mundësi të përballen me sfidat që mund të kenë në të ardhmen në kompani të ndryshme.

Ka ndihmuar platforma gjatë periudhës së distancimit social?

Gjatë periudhës së mësimit në distancë, përdorimi i platformës është rritur. Unë kam punuar me nxënësit të profilit “Mbështetje e përdoruesve të TIK” dhe “Rrjete të dhënash” me ndihmën e NetAcad, e cila ofron edhe testime për klasat e 11-ta e 12-ta. Platforma ofron zonën virtuale të komunikimit, WebEx, e cila mund të përdoret nga të gjithë të regjistruarit dhe pranon njëkohësisht deri në 100 veta. Komunikojmë vazhdimisht me nxënësit rreth përgatitjes për provime, sqarime, konsulencë për përkthim termash, si dhe kontrolle që u bëj për njohuritë mbi mësimin. Mund të them që në drejtimin TIK deri në 90-92% e nxënësve kanë akses ne internet dhe pjesa më e madhe nuk kanë pasur probleme.

Për sa i përket maturantëve, platforma u ka ardhur në ndihmë përmes programit orientues të maturës. Përveç kësaj, këtë vit provimet e maturës do të jenë me alternativa dhe korrigjim elektronik, të ngjashme me provimin e NetAcad, kështu që nxënësit kanë mundësi të përgatiten më mirë.

admin
S4J është i regjistruar zyrtarisht si akademi në platformën NetAcad të kompanisë CISCO dhe numëron 620 përdorues, nga të cilët 300 nxënës të certifikuar dhe 267 që janë duke ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.