Blog

Çmimi i radhës për ‘Smart Glasses’, projekti i nxënësve nga Lezha në ndihmë të të verbërve!

Prej disa muajsh, Arielin Muça, Drilon Manjani, Maksimiljan Koleci, Sara Palaj, Megi Çupi, nxënës të drejtimeve TIK dhe Ekonomi në shkollën profesionale “Kolin Gjoka” Lezhë, të orientuar nga mësuesi i TIK Jetmir Shtjefni, i janë dedikuar një projekti të veçantë në ndihmë të personave të verbër.

‘Smart Glasses’ (‘Syzet Inteligjente’), janë ndërtuar me paketën Arduino dhe funksioni i tyre kryesor është të ndihmojnë personat e verbër të dallojnë pengesat me anë të sinjaleve zanore. Ndiqni prezantimin e projektit në videon e mëposhtme:

Fundjavën e 18-20 majit, projekti i nxënësve fitoi çmimin e dytë në konkursin “StartUp Live”, i cili organizohet për vitin e 7të në Tiranë. Çmimi i dytë konsiston në 3 muaj asistencë, mentorim, shkëmbim idesh e kontaktesh që do të ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë më tej projektin e tyre. Kliko për të shkuar te postimi.

'Syzet Inteligjente' rrëmbejnë një tjetër çmim! 🕶️🏆🕶️🏆🕶️🏆Projekti në ndihmë të komunitetit të të verbërve e bindi…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Monday, May 21, 2018

 

Projekti u prezantua për herë të parë në konkursin “Young Entrepreneurs Albania” të organizuar në fillim të majit, në shkollën ‘Peter Mahringer’ në Shkodër, ku u vlerësua me çmim të parë. Kliko për të shkuar te postimi. 

Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka" vlerësohet me çmimin e parë 🏆 për idenë inovative në konkursin YEA – Young Entrepreneurs Albania 2018 me projektin #SmartGlasses 🕶️!

Posted by Aftësi për Punë S4J on Tuesday, May 8, 2018

Menjëherë pas konkursit në Shkodër, projekti ‘Smart Glasses’ u prezantua përpara Kryeministrit të Shqipërisë në Panairin e Punës në Lezhë më 9 maj. Ndiqni videon e mëposhtme:

ERTV Live😊: Lezhë – Panairi i Punës, nje pasqyrë mundësish për këdo që kerkon një punë, duke pasur edhe mbështetjen e Shërbimit Kombëtar të Punës🤝

Posted by Edi Rama on Wednesday, May 9, 2018

 

Në aktivitet morën pjesë edhe një grup nxënësish nga shkolla industriale ‘Pavarësia’, të cilët të udhëhequr nga mësuese Lorena File prezantuan projektin e tyre, replikimin e ‘Alexa’.

Startup Live është një komunitet global i mendjeve sipërmarrëse dhe aktorëve të interesuar mbi sipërmarrjet e reja, tëcilët mbështesin njëri tjetrin të rriten së bashku. Ky komunitet ofron programe përshpejtimi intensive në mbi 40 qytete dhe mundëson takimin e sipërmarrësve të rinj me investitorë dhe persona të suksseshëm në fushën e novacionit. Aktiviteti synon “t‘i japë një shtysë” ideve të biznesit, duke mundësuar takime dhe shkëmbim njohurish me ekspertë të fushës.

skillsforjobs
Prej disa muajsh, Arielin Muça, Drilon Manjani, Maksimiljan Koleci, Sara Palaj, Megi Çupi, nxënës të drejtimeve TIK dhe Ekonomi në shkollën profesionale “Kolin Gjoka” Lezhë, të orientuar nga mësuesi ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.