Blog

…dhe fituesi është… “Aftësi për Punë”!

…dhe fituesi është… “Aftësi për Punë”!

Mbrëmja e 27 prillit solli surpriza vërtet të këndshme për projektin “Aftësi për Punë” S4J!

ICT Awards, një program i cili shpërblen përpjekjet më të mira të bazuara në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, vlerësoi me Çmim Mirënjohjeje projektin më novator të arsimit profesional në Shqipëri, “Për punën e shkëlqyer dhe për vizionin tepër modern të konceptimit të shkollave profesionale, ku përmes partneritetit të zgjeruar në vend ka krijuar themelet e një bashkëpunimi të shkollës me biznesin dhe ka hedhur themelet e një të ardhmeje të suksesshme për të rinjtë.”

Në mbrëmjen gala të edicionit të VI-të të ICT Awards, pjesëtarët e skuadrës së “Aftësi për Punë” u shoqëruan nga mësues e nxënës nga shkollat profesionale partnere.

 “…Jemi këtu bashkë me një pjesë të skuadrës fantastike të projektit dhe me ata që në fakt janë heronjtë dhe arsyeja përse ne kemi fituar këtë çmim: mësues dhe nxënës, të cilët çdo ditë, në klasat që i kanë kthyer në qendra inovacioni, krijojnë projekte fantastike. Jam shumë e sigurt se vitin tjetër shumë nga këto studentë do të jenë edhe kandidatë të çmimit “Rising Star”, edhe kandidatë të ICT Awards.”, u shpreh znj. Sidita Dibra, zëvendës menaxhere e projektit “Aftësi për Punë” S4J, në falenderimin për jurinë dhe pjesëmarrësit.

Çmimi i Mirënjohjes ishte vetëm një ndër të papriturat emocionuese të natës. Julian Demeti me Gati.al, një platformë digjitale e krijuar me mbështetjen e “Aftësi për Punë”, fitoi çmimin “Mobiliteti i Vitit në TIK”! Platforma online, e cila mundëson lidhjen e profesionistëve me kërkuesit e shërbimeve, do të prezantohet së shpejti në Shqipëri dhe Kosovë.

Një tjetër partner i projektit, Blerim Jahiu nga American University of Kosovo, u vlerësua me Çmim Mirënjohjeje. AUK është qendra e autorizuar e trajnimeve CISCO për Ballkanin dhe ka mbështetur shkollat partnere të “Aftësi për Punë” S4J për trajnimin dhe çertifikimin e mësuesve të TIK si instruktorë CISCO.

ICT Awards organizohet për vitin e gjashtë në radhë në Shqipëri. Ky eveniment, unik për nga karakteri dhe dedikimi, ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar, udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve, të rinjve entuziastë, agjencive, organizatave dhe institucioneve, puna e të cilëve përgjatë vitit 2017 ka ndihmuar në zhvillimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit shqiptar në rajon ose botë.

Në këtë aktivitet morën pjesë Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë së Kosovës, z. Besim Beqaj, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes së Shqipërisë, zj. Sonila Qato, Kryetari i Prishtinës z. Shpend Ahmeti, pjesëmarrës dhe të ftuar special nga bota e TIK-ut, biznesit, akademisë, administratës publike, shoqërisë civile dhe medias.

Lista e plotë e fituesve të çmimeve:

  • ICT Innovacioni i Vitit: Uljan Sharka me iGenius / Crystal
  • ICT Mobiliteti i Vitit: Julian Demeti me Gati.al
  • ICT Diploma e Vitit: Hakan Shehu me ‘Knowledge Graph’ ne gjuhën Shqipe
  • ICT Ylli në Ngritje i Vitit: Tea Reçica me aplikacionin Trashëgimia Kulturore e Prishtinës dhe aplikacionin Find My Clothes
  • Gruaja në ICT: Hana Qerimi me “Shkolla Digjitale” dhe “Starlabs
  • ICT Shërbimi Publik i Vitit: Ministria e Brendshme dhe Veridos; Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) – Platforma e-Receta
  • Siguria Kibernetike: Kastriot Fetahaj dhe Fitim Latifaj

Lexo më shumë për Mbrëmjen Gala të ICT Awards, edicioni i VI-të në këtë link.

Shiko momentin e ndarjes së çmimit në këtë link.

skillsforjobs
...dhe fituesi është... “Aftësi për Punë”! Mbrëmja e 27 prillit solli surpriza vërtet të këndshme për projektin “Aftësi për Punë” S4J! ICT Awards, një program i cili shpërblen përpjekjet më të ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.