‘Ditët e hapura’ në shkollat profesionale, vazhdojnë nismat e promovimit

‘Ditët e hapura’ në shkollat profesionale, vazhdojnë nismat e promovimit

‘Ditët e Hapura’ shënojnë një moment të rëndësishëm në fushatën e promovimit të shkollave profesionale. Gjatë këtij aktiviteti, nxënës të klasave të 9-ta, prindër, përfaqësues të bizneseve partnere të shkollës apo potenciale për t’u bërë partnerë, përfaqësues nga agjencitë lokale shtetërore, mësues të shkollave 9-vjeçare, etj., vizitojnë shkollën profesionale për t’u njohur nga afër me mundësitë që ajo ofron. 

Ky aktivitet është pjesë e fushatës së promovimit të shkollave profesionale, të nisur që në muajin mars. Në shkollat partnere të projektit ‘Aftësi për Punë’ S4J, ‘Ditët e Hapura’ u organizuan gjatë muajit maj. Programi i ditës ishte ndryshëm nga shkolla në shkollë dhe përfshinte një larmishmëri aktivitetesh: duke nisur nga orët e hapura me nxënësit e klasave të 9-ta, deri në organizimin e konferencave me bizneset partnere.

Gjatë ‘Ditës së Hapur’ në shkollën ‘Hamdi Bushati’ në Shkodër u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me 5 biznese të reja. Gjatë muajve prill dhe maj, mësuesit dhe nxënësit kanë organizuar një seri aktivitetesh në kuadër të shkollës si qendër komunitare, si: vizita dhe gatimet për Shtëpinë e të Moshuarvedreka për fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëskëshillimi për karrierën dhe promovimi i zonave turistike, etj. Këto aktivitete ndihmuan shkollën të promovohej edhe më gjerë në rrethin e Shkodrës.

‘Dita e Hapur’ në shkollën profesionale ‘Gjergj Canco’ në Tiranë përkoi me 35 vjetorin e krijimit të shkollës. Në aktivitet morën pjesë disa ish-nxënës, si z. Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit,  z. Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë Tiranë, z. Dritan Mezini, kryetar i Bordit të shkollës, themelues i duapune.com dhe DM Consulting Services. Gjatë kësaj dite u nënshkrua marrëveshja e parë e bashkëpunimit për ofrimin e praktikave profesionale sipas modelit të ‘Aftësi për Punë’ S4J. Tashmë shkolla po zgjeron rrjetin e saj të partnerëve, në mënyrë që nxënësit të zhvillojnë praktikën në biznes duke nisur nga muaji shtator.

400 nxënës, 50 prindër dhe një delegacion me përfaqësues nga Organizata Botërore e Punës (ILO) dhe Dhoma Gjermano-Shqiptare e Tregtisë (DIHA) vizituan shkollën profesionale ‘Kolin Gjoka’ në Lezhë.

 Në shkollën profesionale ‘Kristo Isak’ në Berat aktiviteti u shtri në dy ditë. Mbi 150 nxënës vizituan shkollën. Gjatë muajve prill dhe maj, mësuesit e shkollës janëtakuar me nxënës të klasave të 9-ta dhe prindërit e tyre për t’i informuar mbi mundësitë e karrierës që ofron kjo shkollë.

Shkolla Tregtare në Vlorë nënshkroi marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjelltë me 2 biznese të reja partnere, si dhe priti vizitën e 220 nxënësve dhe 93 prindërve. Gjatë muajve maj dhe prill, shkolla është vizituar nga afro 800 nxënës të shkollave 9-vjeçare të qytetit, si dhe është përfaqësuar denjësisht në aktivitete promovuese të organizuara në rajonin e Vlorës.

410 nxënës dhe 12 prindër vizituan shkollën industriale  ‘Pavarësia’ në Vlorë (SHIP). Përgjatë gjithë muajit maj, kjo shkollë ka qendruar ‘e hapur’ për komunitetin çdo ditë të javës dhe ka organizuar aktivitete të ndryshme për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, si: ‘Hour of Code’, orë TIK, orë Mekanike, etj. Së fundmi, 3 stola të rinj të realizuar nga nxënësit e SHIP iu dhuruan qytetit të Vlorës.

Fushata e promovimit të shkollës nuk përfundon këtu. Shkollat profesionale kanë hapur dyert për komunitetin dhe po organizojnë çdo ditë aktivitete të ndryshme. Nëse doni të vizitoni një prej shkollave dërgojuni një mesazh ne Facebook.

Ndiqni shkollat në rrjetet sociale: