Blog

Drejt Praktikave Profesionale Cilësore dhe Efektive

‘Aftësi për Punë’ (S4J), i angazhuar për të përmbushur kriteret udhëzuese nga Bashkimi Europian.

Çështja e praktikave profesionale cilësore është duke u bërë tema e ditës në shumicën e vendeve europiane. Rekomandimi i Këshillit Europian, datë 15 mars 2018 për Kornizën Europiane për Praktika Profesionale Cilësore dhe Efektive (2018 / C 153/01) është botuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Europian.

Rekomandimi synon të rrisë punësueshmërinë dhe zhvillimin personal të praktikantëve dhe të kontribuojë për një fuqi punëtore tejet të aftësuar dhe të kualifikuar që i përgjigjet nevojave të tregut të punës. Edhe praktikat profesionale cilësore ndihmojnë për inkurajimin e qytetarisë aktive dhe përfshirjen sociale duke integruar njerëzit me prejardhje të ndryshme sociale në tregun e punës.

Korniza përcakton 14 kritere në lidhje me kushtet e punës dhe të të nxënit, si dhe me kushtet kuadër. Ajo siguron një mirëkuptim të përbashkët midis Shteteve Anëtare dhe do të mbështesë përpjekjet e tyre për të reformuar dhe modernizuar sistemet e praktikave profesionale afatgjata që ofrojnë një shteg të shkëlqyeshëm për të nxënit dhe karrierën.

 ‘Aftësi për Punë’ (S4J) po udhëheq një fushatë kombëtare për të promovuar praktika profesionale afatgjata cilësore dhe efektive në Shqipëri. Në nëntor të vitit 2017 projekti mbështeti krijimin e Aleancës Shqiptare për Praktikat Profesionale Afatgjata dhe mbështeti organizimin e 4 Panaireve të Praktikave Profesionale Afatgjata. Projekti bashkëpunon ngushtë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, me mbi 300 kompani të sektorit privat, 6 ofrues të zhvillimit të aftësive profesionale në Shqipëri dhe me partnerët tanë zviceranë për t’iu ofruar të rinjve në Shqipëri mundësitë për kryerjen e praktikave profesionale afatgjata.

Projekti aktualisht është i angazhuar me hartimin e një programi trajnimi për mentorët në kompani, të cilët ofrojnë trajnime praktike për rreth 800 praktikantë në Shkodër, Lezhë, Berat dhe Vlorë. Deri në muajin nëntor 2018 është parashikuar që edhe 730 të rinj të tjerë do të  fillojnë praktikën profesionale afatgjatë. Po presim me padurim!

skillsforjobs
'Aftësi për Punë' (S4J), i angazhuar për të përmbushur kriteret udhëzuese nga Bashkimi Europian. Çështja e praktikave profesionale cilësore është duke u bërë tema e ditës në shumicën e vendeve ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.