Ekspertë gjermanë dhe shqiptarë diskutojnë për të ardhmen e elektromobilitetit në Shqipëri

Ekspertë gjermanë dhe shqiptarë diskutojnë për të ardhmen e elektromobilitetit në Shqipëri

‘Aftësi për Punë’ S4J po mbështet institucionet partnere të ofruesve të AFP-së për të zhvilluar së bashku me liderët e industrisë një ofertë që është në përputhje me zhvillimet e industrisë dhe kërkesën e tregut të punës për profesionistët e specializuar.

Një nga fushat e identifikuara nga projekti për të ndërhyrë është lëvizshmëria dhe automjetet elektrike (makinat elektrike, biçikletat elektrike). Lëvizshmëria elektrike është duke e ndryshuar industrinë e automobilave me ritme shumë të shpejta dhe sistemi i AFP-së duhet t’i përgjigjet nevojës së atyre personave që zotërojnë / përdorin automjetet elektrike.

Me ftesë të Swisscontact/‘Aftësi për Punë’ S4J nga data 18 deri në 21 qershor 2018, Z. Dominik Borowski, Ekspert i Marrëdhënieve me Jashtë nga Shoqata Gjermane e Industrisë Automobilistike (VDA) dhe Z. Dirk Niemeyer nga Dhoma e Zejtarëve për Rajonin e Frankfurtit (HWK) vizituan vendin tonë. Qëllimi i misionit është krijimi i një bashkëpunimi afatgjatë për zhvillimin e një oferte për të rinjtë dhe profesionistët në ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes për automjetet elektrike.

A mund të mësojmë mbi makinat elektrike 🚗🍃 në shkollat dhe qendrat profesionale?Ditën e martë, dy ekspertë të makinave…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Thursday, June 21, 2018

Ditën e martë, më 19 qershor, ekspertët u njohën nga afër me mjediset e shkollës industriale “Pavarësia” dhe të Qendrës së Formimit Profesional Publik në Vlorë, të cilët do të jenë ofruesit e parë të AFP-së që do të zhvillojnë kurset për shërbimet e mirëmbajtjes së makinave elektrike në Shqipëri.

Cila është e ardhmja e elektromobilitetit 🚗🍃 në Shqipëri? Ditën e mërkurë, ekspertët nga Shoqata Gjermane e Industrisë…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Friday, June 22, 2018

Ditën e mërkure, datë 20 qershor, Swisscontact organizoi një seminar pune: dialog i hapur për Lëvizshmërinë elektrike në Shqipëri për të kuptuar më mirë realitetin e elektromobilitetit në vend, nevojat e industrisë dhe perspektivën e zhvillimit. Në këtë seminar morën pjesë përfaqësues nga Shoqata Gjermane e Automjeteve (VDA), Dhoma e Zejtarëve për Rajonin e Frankfurtit (HWK), Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA), Dhoma e Tregtisë Gjermano-Shqiptare (DIHA), Shoqata Shqiptare e Automobilave, Porsche Albania, Tirana Last Mile, GIZ Albania dhe ‘Aftësi për Punë’ S4J. Diskutimet u përqëndruan tek nevoja e aktorëve në tregun shqiptar të makinave elektrike për aftësi teknike dhe tek nismat e përbashkëta për të adresuar nevojat e identifikuara.