Blog

Mrekulli në Krishlindje: Nxënësit e SHIP zbukurojnë Vlorën për festa

Ҫfarë kanë të përbashkët “Foto e Ditës”, me zbukurimet festive të Vlorës, postuar nga Kryeministri Rama dhe metoda e të nxënit me bazë projektin? Këto dekorime ubane u prodhuan nga nxënësit e shkollës Industriale Pavarësia. Ajo që u kthye në zonën e preferuar për qytetarët e Vlorës gjatë festave, ishte në fakt pjesë e një detyre mësimore për nxënësit e degës së mekanikës, mbështetur nga projekti Aftësi për Punë.

Nën kujdesin e mësuesve të tyre, këta nxënës dizenjuan, prodhuan dhe montuan dekorimet në parkun e qytetit. Edhe Bashkia Vlorë dhe Qendra e Formimit Profesional ishin pjesë e kësaj iniciativë ku AFP vihet në shërbim të komunitetit. Aftësi për Punë mbështeti këtë aktivitet, jo vetëm sepse u përfituan shprehi të reja nga nxënësit, por edhe pse rritet vizibiliteti i AFP dhe atraktiviteti i tij tek prindërit dhe të rinjtë.
Swisscontact, organizata zbatuese e Aftësi për Punë, ka një përvojë të gjatë me përdorimin e metodës së të nxënit me bazë projektin në arsimin profesional në vend dhe në botë. Kjo përvojë tregon sa i çmuar është simulimi i mjedisit të vërtetë të punës dhe puna në grup brenda mësimit në shkollë. Të mësuarit me bazë projektin plotësohet më së miri me praktikën në biznese. Të dyja këto qasje po mbështeten nga Aftësi për Punë, për ta afruar arsimin profesional me tregun e punës.

skillsforjobs
Ҫfarë kanë të përbashkët “Foto e Ditës”, me zbukurimet festive të Vlorës, postuar nga Kryeministri Rama dhe metoda e të nxënit me bazë projektin? Këto dekorime ubane u prodhuan ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.