Blog

Fillimi i shkollës: Informim dhe atmosferë pozitive për nxënësit e klasave të 10ta

A ju kujtohet dita juaj e parë në shkollën e mesme?

Ditët e para të shkollës së mesme janë një periudhë vendimtare për të përcaktuar vijimësinë e studimeve. Kjo periudhë është veçanërisht e rëndësishme për nxënësit e rinj, të cilët duhet të ndihen të mirëpritur, të sigurtë dhe të integruar në shkollën e re.

Pasi kanë lënë pas mjediset e njohura, shumë nxënës të klasës së dhjetë ndihen të ndrojtur në mjedisin e ri, ose të hutuar nga rregullat e reja, ngarkesa mësimore, mësuesit e rinj ose nxënësit e tjerë. Disa nxënës mund të mos jenë ende të qartë në lidhje me drejtimin profesional të zgjedhur dhe perspektivat e karrierës që iu ofrohen.

Për t’i bërë nxënësit që të ndihen më të qetë dhe për të nxitur krijimin e një fryme të përkatësisë në shkollë, “Aftësi për Punë” (S4J) ka mbështetur shkollat profesionale për organizimin e një mirëseardhjeje të ngrohtë për nxënësit e vitit të parë. Mësuesit e Njësisë së Zhvillimit, mësuesit kujdestarë dhe psikologët e shkollave kanë luajtur një rol të madh për koordinimin e një sërë aktivitetesh gjatë dy javëve të para të shkollës.

Dita e parë e shkollës për ne filloi me Himnin Kombëtar,ngritjen e flamurit nga dy nxënësit më të mirë,përshëndetjen nga…

Posted by Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka" on Monday, September 17, 2018

Duke synuar sigurimin e një atmosfere integruese për nxënësit e klasës së dhjetë, aktivitetet përfshinë prezantimin e vizionit të shkollave, të programeve, Njësisë së Zhvillimit, psikologëve të shkollave dhe të drejtimeve profesionale (orientimin e karrierës). Nxënësit e klasave më të larta u bënë pjesë e këtyre aktiviteteve duke mbajtur fjalime për jetën shkollore. Mësuesit kujdestarë siguruan frymën e klasës nëpërmjet aktiviteteve ndërvepruese me qëllim ç’tensionimin dhe prezantimin e secilit prej nxënësve.

Dy javët e para të fillimit të shkollës u shoqëruan me aktivitete të shumta. Shkolla ‘Tregtare’ mori pjesë në një panair në Ditën Kombëtare  të Trashëgimisë Kulturore me pjata tradicionale të përgatitura nga nxënësit në drejtimin e Hoteleri -Turizmit.

Nxënësit e Shkolla Tregtare Vlore nuk lënë rast pa na treguar që e njohin mirë kulturën lokale. Profili i #GuidësTuristike u prezantua denjësisht sot në aktivitetin kushtuar #TrashëgimisëKuturore!

Posted by Aftësi për Punë S4J on Friday, September 28, 2018

Nxënësit e shkollës ‘Hamdi Bushati’ morën pjesë në Muzeun e Stilit: Ethno Vibes, një ngjarje e sofistikuar e modës që kombinon fotografinë dhe etnografinë. Fustani bardh e zi i përgatitur nga nxënësit e drejtimit të Tekstilit, i frymëzuar nga një foto e Marubit, u prit mirë nga stilistët e modës. Ky ishte një rast fantastik për një shkollë publike profesionale për t’u bërë e njohur në rradhët e stilistëve të famshëm shqiptarë të modës.

Pjesemarres ne Muzeu I Stilit, Ethno Vibe me krijimin e vajzave te drejtimit Konfeksion. Muzeu Kombëtar i Fotografisë "Marubi"Shume krenare për to 💫

Posted by Shkolla e mesme profesionale "Hamdi Bushati" on Saturday, September 29, 2018

Gjatë javës së parë të shkollës, fituesit e llotarisë së shpallur në kuadrin e sistemit të gjurmimit u përzgjodhën në mesin e nxënësve që u diplomuan në shkollat partnere të S4J. Momenti i marrjes së dhuratës në shkolla u shfrytëzua edhe për një shkëmbim midis fituesve dhe nxënësve të vitit të parë sa i përket përvojavë të tyre të punësimit.

Prej dy vitesh, shkollat profesionale partnere të Aftësi për Punë S4J po realizojnë ‘studimin gjurmues’, një pyetësor i cili ndihmon shkollat të kuptojnë se sa prej nxënësve të diplomuar gjejnë punë pas përfundimit të studimeve.Në përfundim të studimit të fundit, u organizua një shorte për të gjithë ish-nxënësit e diplomuar në vitin 2017 të cilët kishin plotësuar pyetësorin. Shorteu u hodh LIVE në faqen në Facebook të projektit ditën e sotme (shihni videon). Urime 6 fituesve të smartphones:📱 Erbi Arrtunda nga Shkolla e mesme profesionale "Hamdi Bushati" në Shkodër;📱 Anxhela Ceka nga Shkolla Profesionale "Teknike Elektrike Gjergj Canco " Tiranë;📱 Nikoleta Kristo nga Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka" në Lezhë;📱 Klaudio Mimiasi nga Shkolla e Mesme “Kristo Isak”;📱 Erinaldo Sinaj nga Shkolla Tregtare Vlore;📱 Irena Aliu nga Shkolla Industriale "Pavarsia" Vlore!Dhuratën mund ta tërhiqni brenda kësaj jave ose javës së ardhshme pranë shkollës së mesme profesionale ku keni kryer studimet.Pyetësori dhe shorteu do të përsëriten sërish në fund të këtij viti akademik për të diplomuarit e vitit 2018. Qendroni të lidhur me faqen tonë dhe me shkollat ku jeni diplomuar për të marrë pjesë në shorteun e radhës! 😊

Posted by Aftësi për Punë S4J on Wednesday, September 19, 2018

Shkolla do të vizitohet edhe nga ish nxënës të suksesshëm të shkollës dhe përfaqësues të bizneseve partnere të cilët do të ftohen si folës gjatë javëve të ardhshme për të ndarë përvojën e tyre me nxënësit më të rinj.

Kur bën zgjedhjen e duhur! Një tjetër histori suksesi nga Shkolla Industriale "Pavarsia" Vlore. Suksese Olgert!

Posted by Aftësi për Punë S4J on Thursday, September 27, 2018

skillsforjobs
A ju kujtohet dita juaj e parë në shkollën e mesme? Ditët e para të shkollës së mesme janë një periudhë vendimtare për të përcaktuar vijimësinë e studimeve. Kjo periudhë ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.