Blog

Fundi i motorit me djegie të brendshme

Vdekja e motorit me djegie të brendshme

Ishte i suksesshëm për një periudhë kohe. Por duket se i ka ardhur fundi pajisjes që ndryshoi botën.

“Inovacioni NJERËZOR … nuk ka gjetur ende një proces mekanik, për të zëvendësuar kuajt, si forcë shtytëse për automjetet”, u ankua Le Petit Journal, një gazetë franceze, në dhjetor të vitit 1893. Përgjigjja e tij ishte organizimi i garës për automobilët nga Parisi në Rouen, e cila u mbajt në muajin korik që pasoi. Të 102 pjesëmarrësit përdorën automjete që viheshin në lëvizje nga avulli, benzina, energjia elektrike, ajri i kompresuar dhe hidraulika. Vetëm 21 prej tyre u kualifikuan për garën 126 km (78 milje), e cila tërhoqi turma të mëdha shikuesish. Fituesi i padiskutueshëm ishte motori me djegie të brendshme. Gjatë shekullit pasues ky motor do të përdorej në industrinë e energjisë dhe do të ndryshonte botën.

Fundi i madh

Por ditët e tij janë të numëruara. Fitimet e shpejta në teknologjinë e baterisë favorizojnë motorët elektrikë (shih Briefing). Në vitin 1894 në Paris asnjë makinë elektrike nuk arriti të ishte gati për në vijën e nisjes, pjesërisht për shkak se ata kishin nevojë për stacione për zëvendësimin e baterive pothuajse çdo 30 km. Makinat e sotme elektrike, të pajisura me bateri me jone litiumi, mund të performojnë shumë më mirë. Chevy Bolt mund të udhëtojë deri në 383 km vetëm me një karikim; Edhe admiruesit e Tesla-s kohët e fundit kanë ngarë një Model S për më shumë se 1.000 km vetëm me një karikim. Banka UBS llogarit që “kostoja totale e pronësisë” së një makine elektrike gjatë vitit të ardhshëm do të arrijë të jetë e barabartë me koston e një makinë me benzinë – megjithëse me humbje për prodhuesin e saj. Duke u treguar optimiste, kjo bankë parashikon që automjetet elektrike do të përbëjnë 14% të shitjeve globale të makinave deri në vitin 2025, krahasuar me 1% që është sot. Të tjerët kanë parashikime më modeste, por po i rishikojnë ato me shpejtësi ndërsa bateritë bëhen më të lira dhe më të mira – kostoja për kilovat orë ka rënë nga 1,000 dollarë në vitin 2010 në 130-200 dollarë sot. Edhe rregulloret po shtrëngohen. Muajin e kaluar, Britania iu bashkua një liste të gjatë të vendeve që do të përdorin vetëm energjinë, duke thënë se të gjitha makinat e reja duhet të kenë emetim zero deri në vitin 2050.

Kalimi nga karburanti dhe pistonët tek bateritë dhe motorët elektrikë nuk ka gjasa që të zgjasë aq shumë. Sinjalet e para për vdekjen e motorit me djegie të brendshme tashmë po jehojnë në mbarë botën dhe shumë nga pasojat do të jenë të mirëseardhura.

Për të vlerësuar se çfarë na pret në të ardhmen, mendoni për mënyrën se si motori me djegie të brendshme e ka formëzuar jetën moderne. Bota e pasur u rindërtua për automjetet, me investime të mëdha në rrjetet rrugore dhe shpikjen e periferisë, së bashku me qendrat tregtare dhe restorantet ku mund të shërbehesh pa zbritur nga makina. Rreth 85% e punëtorëve amerikanë udhëtojnë për në punë me makinë. Edhe industria e prodhimit të makinave ishte një gjenerues i zhvillimit ekonomik dhe zgjerimit të klasës së mesme, në Amerikën e pasluftës dhe gjetkë. Tani ka rreth 1 miliard makina në rrugë, pothuajse të gjitha të vëna në funksionim nga lëndët djegëse fosile. Megjithëse shumica e tyre rrinë kot, motorët e makinave dhe të kamionëve në Amerikë mund të prodhojnë dhjetë herë më shumë energji sesa stacionet e tyre të energjisë. Motori me djegie të brendshme është motori më i fuqishëm në histori. Por elektrifikimi ka krijuar pasiguri për industrinë e makinave. Markat e saj më të mira janë të bazuara në trashëgiminë e tyre inxhinierike – veçanërisht në Gjermani. Krahasuar me automjetet ekzistuese, makinat elektrike janë shumë më të thjeshta dhe kanë më pak pjesë; ata janë më shumë si kompjuterë me rrota. Kjo do të thotë se ata kanë nevojë për më pak njerëz për t’i montuar dhe për më pak sisteme ndihmëse nga furnizuesit e specializuar. Punëtorët në fabrikat e prodhimit të makinave të cilët nuk prodhojnë makina elektrike janë të shqetësuar se mund të humbasin vendin e punës. Edhe tregu i mirëmbajtjes dhe i pjesëve të këmbimit do të tkurret. Ndërkohë që prodhuesit e sotëm ballafaqohen me trashëgiminë e tyre të kushtueshme të fabrikave të vjetra dhe forcat e punës të fryra, prodhuesit e rinj do të jenë të pakthyeshëm. Markat Premium mund të jenë në gjendje të dallohen jashtë përmes stilimit dhe trajtimit, por prodhuesit e makinave në masë të tregut do të duhet të konkurrojnë kryesisht në kosto.

Duke supozuar, natyrisht, që njerëzit duan të kenë makina. Forca shtytëse elektrike, së bashku me teknologjinë e shërbimit të taksive të palicensuara dhe të vetë-ngara mund të nënkuptojë që pronësia është zëvendësuar gjerësisht nga “transporti si një shërbim”, në të cilin flota të tëra makinash ofrojnë shërbime transporti sipas kërkesës. Në vlerësimet më ekstreme, një gjë e tillë mund të tkurrë industrinë deri në masën 90%. Shumë makina elektrike të përbashkëta, vetë-ngarëse, do të bënin të mundur që qytetet të zëvendësonin vendet e parkimit të makinave (deri në 24% të zonës në disa vende) me banesa të reja dhe të lejojnë njerëzit të udhëtojnë nga larg.

Edhe pa kalimin tek automjetet e sigurta, vetë-ngarëse, forca shtytëse elektrike do të ofrojë përfitime të mëdha mjedisore dhe shëndetësore. Karikimi i baterive të makinave nga centralet qendrore është më efikas sesa djegia e karburantit në motorë të veçantë. Makinat ekzistuese elektrike reduktojnë emetimet e karbonit me 54% krahasuar me makinat që punojnë me benzinë, sipas Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes së Burimeve në Amerikë.Kjo shifër do të rritet kur makinat elektrike të bëhen më efikase dhe gjenerimi i rrjetit të bëhet më i gjelbër. Edhe ndotja e ajrit lokal do të pësojë rënie. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ky është rreziku i vetëm më i madh për shëndetin mjedisor, ku ndotja e ajrit në natyrë shkakton 3.7 milion vdekje në vit. Një studim ka zbuluar që gazrat e çliruara nga makinat vrasin 53,000 amerikanë çdo vit, kundrejt 34,000 që vdesin në aksidente rrugore.

Automjetet dhe autokracitë

Dhe pastaj kemi naftën. Rreth dy të tretat e konsumit të naftës në Amerikë shkon në rrugë, dhe një sasi e mirë e pjesës tjetër shfrytëzon nënproduktet që prodhohen nga rafinimi i naftës së papërpunuar për të bërë benzinë dhe naftë. Industria e naftës është e ndarë përsa i përket kohës kur mund të pritet të ketë kërkesë maksimale; Royal Dutch Shell thotë se mund të jetë pak më shumë se një dekadë larg. Perspektiva do të peshojë mbi çmimet shumë kohë më parë. Për shkak se askush nuk dëshiron të mbetet me naftë të padobishme në tokë, do të ketë mungesë investimesh të reja, sidomos në zona të reja me kosto të lartë, si Arktiku. Nga ana tjetër, prodhuesit si Arabia Saudite, me rezerva të mëdha që mund të shfrytëzohen me çmim të ulët, do të jenë nën presion për të pompuar përpara se të jetë tepër vonë: Lindja e Mesme do të ketë rëndësi, por shumë më pak se sa më parë. Edhe pse do të ketë ende treg për gazin natyror, i cili do të ndihmojë në gjenerimin e energjisë për të gjitha ato makina elektrike, çmimet e paqëndrueshme të naftës do të tendosnin vendet që varen nga të ardhurat e hidrokarbureve për të mbushur arkën kombëtare. Kur vëllimet bien, përshtatja do të jetë e tensionuar, veçanërisht aty ku lufta për pushtet ka kohë që ka të bëjë me kontrollin e pasurisë së naftës. Në vende të tilla si Angola dhe Nigeria ku nafta ka qenë shpesh një mallkim, përhapja e ndikimit ekonomik mund të sjellë përfitime të jashtëzakonshme.

Ndërkohë, ka patur edhe një përplasje për litiumin. Çmimi i karbonatit të litiumit është rritur nga 4.000 dollarë për ton në vitin 2011 në më shumë se 14.000 dollarë. Edhe kërkesa për kobalt dhe për elementet e rralla të tokës për motorët elektrikë është duke u rritur. Litiumi përdoret jo vetëm për të vënë në lëvizje makinat: shërbimet kërkojnë që bateritë gjigante të ruajnë energjinë kur kërkesa është e ngadaltë dhe ta lëshojnë atë kur të arrijë kulmin. A do ta kthejë kjo Kilin e pasur me litium në Arabinë e re Saudite? Jo tamam, pasi makinat elektrike nuk e konsumojnë atë; bateritë e vjetra me jone litiumi nga makinat mund të ripërdoren në rrjetet e energjisë, dhe pastaj të riciklohen.

Motori me djegie të brendshme ka qenë i suksesshëm për një periudhë kohe – dhe ende mund të mbizotërojë në shërbimet me anije dhe shërbimet e aviacionit për dekada të tëra. Por makinat elektrike që përdoren në tokë së shpejti do të ofrojnë liri dhe lehtësi në mënyrë më të pakushtueshme dhe më të pastër. Ndërsa kalimi tek makinat elektrike e kthen trendin në botën e pasur drejt rënies së konsumit të energjisë elektrike, politikëbërësit do të duhet të ndihmojnë, duke siguruar që do të ketë kapacitet të mjaftueshëm gjenerues – me gjithë sistemin e shkatërruar të rregullimit në shumë vende. Ata mund të kenë nevojë të shërbejnë si mamì për rregullat dhe standardet e reja për stacionet publike të rimbushjes dhe riciklimit të baterive, makinat që funksionojnë me elemente të rralla të tokës dhe komponentët e tjerë në “minierat urbane”. Dhe ata do të duhet të përballen me trazirat ndërkohë që zhduken vendet e vjetra të punës në fabrika.

Makinat elektrike pa shofer në shekullin e 21-të ka gjasa të përmirësojnë botën në mënyrë të thellë dhe të papritur, ashtu siç bënë edhe automjetet e pajisura me motorë me djegie të brendshme në shekullin e 20-të. Por rruga do të jetë një rrugë me gropa. Vendosni rripin e sigurimit!

—————————————————————–

Ky artikull është publikuar për herë të parë në gjuhën angleze, në faqen online të revistës The Economist.  Klikoni këtu për të lexuar artikullin origjinal.

—————————————————————–

skillsforjobs
Vdekja e motorit me djegie të brendshme Ishte i suksesshëm për një periudhë kohe. Por duket se i ka ardhur fundi pajisjes që ndryshoi botën. "Inovacioni NJERËZOR ... nuk ka gjetur ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.