Blog

Hartohet dhe finalizohet paketa e instrumenteve për të adresuar braktisjen e shkollës, në bashkëpunim me HSLU.

Braktisja është një temë e ndjeshme për shkollat profesionale në Shqipëri. ‘Aftësi për Punë’ S4J është shumë i fokusuar në adresimin e këtij fenomeni. Projekti është angazhuar së bashku me 10 mësues dhe psikologë nga gjashtë shkollat që mbështet për të zhvilluar qasje proaktive dhe për t’i aftësuar ata të ndihmojnë nxënësit që rrezikojnë braktisjen.

Me mbështetjen teknike të Universitetit të Lucerne për Shkencat dhe Artet e Aplikuara (HSLU), u bë e mundur përgatitja e një metodologjie. Si pjesë e kësaj metodologjie, gjatë muajit prill 2018 u finalizua edhe një paketë me instrumente (mjeti për Vëzhgimin dhe Ndërhyrjen). Këto instrumente do të testohen së pari dhe do të përdoren nga të gjithë mësuesit kujdestarë për nxënësit e regjistruar në muajin shtator 2018.

skillsforjobs
Braktisja është një temë e ndjeshme për shkollat profesionale në Shqipëri. ‘Aftësi për Punë’ S4J është shumë i fokusuar në adresimin e këtij fenomeni. Projekti është angazhuar së bashku ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.