Infrastrukturë e përmirësuar për nxënësit dhe kursantët e AFP-së

Infrastrukturë e përmirësuar për nxënësit dhe kursantët e AFP-së

Infrastruktura e shkollës ka rolin e vet kur bëhet fjalë për motivimin e nxënësve dhe mësuesve. Infrastruktura e mirë e bën shkollën tërheqëse dhe i motivon nxënësit të aktivizohen në mjedisin shkollor duke përmirësuar frekuentimin, interesin dhe performancën e nxënësve në mësime.

Deri në fund të Fazës I, me mbështetjen e projektit, në mjediset e ofruesve partnerë u vunë në dispozicion hapësira të reja të mësimore. Këtu përfshihen:

  • 7 klasa për Mësimin e Kombinuar (1 në Shkodër, 2 në Lezhë, 4 në Vlorë)
  • 3 laboratorë për TIK (1 në Tiranë, 2 në Vlorë);
  • 3 laboratorë të tjerë (2 në Tiranë, 1 në Vlorë);
  • 2 infoteka (1 në Lezhë dhe 1 në Vlorë);
  • 2 salla mësuesish (1 në Lezhë dhe 1 në Vlorë);
  • 3 hapësira mësimore të përbashkëta (2 në Shkodër dhe 1 në Vlorë);
  • 1 Njësi Zhvillimi në Vlorë.

Shihni fotot e investimeve të reja në ambientet e ofruesve partnerë në fund të artikullit.

-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.

 Laboratori i ri “Smart Home” në shkollën profesionale “Gjergj Canco”

Në fillim të këtij viti, “Aftësi për Punë” bashkoi forcat me kompani udhëheqëse të industrisë si DigiStrom dhe Smart Home Albania për të krijuar një mjedis të “Smart Home” (Shtëpisë Inteligjente) në shkollën profesionale “Gjergj Canco”.

Laboratori përfshin sisteme Alexa, Hue, Sonos dhe Siemens Home Connect të integruar drejtpërsëdrejti në tetë “borde udhëzimesh” të plota me energji elektrike digjitale. Laboratori do t’i ndihmojë nxënësit e drejtimeve Elektrikë dhe Elektroteknikë të kuptojnë më qartë në praktikë konceptet teorike. Dymbëdhjetë mësues që shërbejnë në këto drejtime u trajnuan dhe certifikuan paraprakisht për të udhëhequr më mirë nxënësit përgjatë modulit të ri mbi Shtëpinë Inteligjente.

Laboratori i Shtëpisë Inteligjente u përurua në maj gjatë Ditës së Hapur të shkollës, në prani të shumë personave të rëndësishëm nga sektori privat, fondacione private, agjenci publike, OJQ, universitete, etj.

Lidhje të tjera:

Artikull, BusinessMag – Kliko këtu

Video, Smart Albania – Kliko këtu

-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.

Foto nga investimet e reja në ambientet e ofruesve partnerë

 Shkolla profesionale ‘Hamdi Bushati’, Shkodër