Blog

A janë institucionet e AFP-së të përgatitura për autonomi institucionale dhe financiare?

Autonomia institucionale dhe financiare është thelbësore për funksionimin e qëndrueshëm të ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional në të ardhmen. Vizioni i përbashkët i politikëbërësve në Shqipëri është që ofruesit e AFP-së të fuqizohen dhe të jenë të aftë për të menaxhuar me efikasitet burimet e tyre dhe për të siguruar ecurinë dhe punën e suksesshme të institucionit.

Edhe pse një autonomi e tillë parashikohet në ligjin e AFP-së, ajo lidhet me ekzistencën paraprakisht të shumë parakushteve dhe të kuadrit rregullator, në mënyrë që ofruesit e AFP-së të bëhen gati për të ndërmarrë një hap kaq të madh.

Për këtë arsye, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bashkuar forcat dhe përpjekjet me donatorët dhe projektet e huaja për të mundësuar parakushtet në lidhje me autonominë institucionale. Në këtë kuadër, projekti “Aftësi për Punë” do të mbështesë ministrinë e linjës nëpërmjet përgatitjes së një pakete me udhëzimet e nevojshme ligjore për menaxhimin financiar të institucioneve dhe hartimin e akteve nënligjore dhe rregulloreve në lidhje me autonominë financiare.

Gjithashtu, projekti do të mbështesë edhe ofruesit partnerë të AFP-së në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin financiar. Në fillim të muajit shkurt, projekti “Aftësi për Punë” organizoi një seminar pune me drejtorët dhe financierët e ofruesve të AFP, partnerë të projektit, në bashkëpunim edhe me ekspertë të financave publike për të kuptuar vështirësitë aktuale, mundësitë dhe hapat e mëtejshëm drejt arritjes së autonomisë së plotë. Në të ardhmen projekti do të ndërmarrë edhe disa nisma të tjera për të mbështetur institucionet e AFP-së në ngritjen e kapaciteteve të nevojshme dhe të mekanizmave të qëndrueshëm në këtë drejtim.

skillsforjobs
Autonomia institucionale dhe financiare është thelbësore për funksionimin e qëndrueshëm të ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional në të ardhmen. Vizioni i përbashkët i politikëbërësve në Shqipëri është që ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.