Blog

A keni dëgjuar për ekipin e marketingut të shkollës?

Ka disa muaj që nxënësit në shkollat partnere të projektit S4J kanë pritur diçka me padurim: ekipin e  marketingut të shkollës. Kjo njësi e re është krijuar për të mbështetur stafin e Njësisë së Zhvillimit (NJZH), më konkretisht mësuesit përgjegjës për Marketingun Institucional, në organizimin dhe koordinimin e nismave të marketimit. Për më tepër, ajo iu ofron nxënësve të AFP-së edhe mundësinë për të kombinuar njohuritë akademike dhe aktivitetet e tyre të preferuara të kohës së lirë me menaxhimin real të projekteve që i shërbejnë shkollës.

Organizimi i eventeve, menaxhimi i mediave sociale, menaxhimi i faqeve të internetit, fotografia dhe dizajni grafik si edhe përgatitja e lajmeve janë detyrat kyçe që do të kryhen nga ekipi i nxënësve, nën mbikëqyrjen e personave përgjegjës për Marketingun Institucional. Ekipet përbëhen nga nxënës të drejtimeve të ndryshme profesionale dhe të viteve të ndryshme shkollore dhe numri i anëtarëve të tyre varion sipas shkollave.

Në fillim të muajit shkurt, ekipet e marketingut të shkollave filluan të angazhohen për kryerjen e detyrave të tyre të para. Fushata e ardhshme e promovimit të shkollë, e cila synon promovimin e ofertës së shkollave të AFP në rajon dhe tërheqjen e nxënësve të rinj, është një ndër këto aktivitete. Presim me kënaqësi të ndjekim aventurën e tyre fantastike!

skillsforjobs
Ka disa muaj që nxënësit në shkollat partnere të projektit S4J kanë pritur diçka me padurim: ekipin e  marketingut të shkollës. Kjo njësi e re është krijuar për të ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.