Kërkesat e profesioneve: Një mënyrë për t’i orientuar nxënësit në karrierë

Kërkesat e profesioneve: Një mënyrë për t’i orientuar nxënësit në karrierë

Zgjedhja e karrierës, si një hap shumë i rëndësishëm për të ardhmen e të rinjve, kërkon mbështetjen e prindërve, mësuesve dhe këshilluesve të karrierës.

Për të ndihmuar në këtë proces janë hartuar kërkesat dhe përshkrimet e kërkesave për 20 profesione për t’u dhënë të rinjve një pasqyrë të kërkesave nga shkolla në profesionin e dëshiruar. Ato tregojnë kërkesat fizike, personale dhe sociale lidhur me kompetencat që fitohen në shkollë, që çojnë në reflektimin: A mund t’i plotësoj këto kërkesa? A dua t’i plotësoj ato?

Përshkrimet e kërkesave përfshijnë 20 profesionet e mëposhtme:

  • Hoteleri-Turizëm: Recepsion, Shërbime Bar & Restorant, Guidë turistike, Kuzhinë
  • TIK: Mbështetje për përdoruesit e TIK, Rrjete të dhënash, Programim, Zhvillim faqesh interneti
  • Ekonomi-Biznes: Tregti
  • Mekanikë: Konstruksione metalike, Makina metal-punuese, Teknologjia e përpunimit të metaleve, Mirëmbajtje dhe riparime mekanike, Metalurgji dhe fonderi
  • Shërbime mjetesh transporti: Shërbime elektro-auto, Shërbime motorike, Shërbime xhenerike, Shërbime karrocerie, Shërbime mjetesh të rënda transporti
  • Instalues i sistemeve termohidraulike: Panele diellore dhe hidraulike

Në fund të broshurës gjendet edhe Udhëzimi për Këshilluesit e Karrierës dhe Udhëzimi për prindërit. Për ta lexuar broshurën në ekran të plotë, klikoni ikonën poshtë në të djathtë.