Blog

Koha për të zgjedhur profilin profesional! Orientimi i karrierës për nxënësit në klasën e 11-të.

Në përgatitje për vitin e ardhshëm akademik, mësuesit e shkollave “Kolin Gjoka”, “Hamdi Bushati” dhe të shkollës Tregtare u aftësuan për të ofruar udhëzime  dhe orientim për karrierën e nxënësve të klasës së 11.

Në fund të këtij viti shkollor, nxënësit e klasave të 11ta do të zgjedhin profilin profesional që do të ndjekin gjatë vitit të ardhshëm akademik. Ky proces do t’i ndihmojë shkollat profesionale që të planifikojnë më mirë burimet e tyre njerëzore dhe të përcaktojnë tipologjinë e bizneseve partnere që do t’i presin këta nxënës në praktikat profesionale afatgjata gjatë vitit akademik 2018-2019.

Mësuesit nga tri shkollat e mbetura do të aftësohen për të ofruar udhëzime për karrierën në javët në vijim.

skillsforjobs
Në përgatitje për vitin e ardhshëm akademik, mësuesit e shkollave "Kolin Gjoka", "Hamdi Bushati" dhe të shkollës Tregtare u aftësuan për të ofruar udhëzime  dhe orientim për karrierën e ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.