Blog

Kompanitë shpërblejnë praktikantët për punën e tyre

Kompanitë në Shqipëri e kanë të vështirë që të gjejnë punëtorë të kualifikuar për vendet e lira të punës. Për këtë arsye, ‘Aftësi për Punë’ S4J ka mundësuar bashkëpunimin midis më shumë se 300 kompanive të sektorit privat dhe 6 shkollave profesionale për ofrimin e praktikave profesionale afatgjata për nxënësit e arsimit profesional në rajonet e Vlorës, Beratit, Tiranës, Lezhës dhe Shkodrës. Për ta bërë atë edhe më tërheqës si për kompanitë ashtu edhe për nxënësit ‘Aftësi për Punë’ S4J ka mbështetur kompanitë në sektorin e TIK-ut për të hartuar skemën e praktikave profesionale afatgjata në distancë.

Çfarë na frymëzon në projektin Aftësi për Punë S4J? 😍Gjeo-Vjosa Shpk, një nga kompanitë që ofron #PraktikaProfesionale…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Saturday, June 2, 2018

Gjeo-Vjosa është një nga kompanitë me aktivitet në Tiranë e cila ofron praktika profesionale afatgjata në distancë  për 6 nxënës të shkollës Industriale ‘Pavarësia’ (SHIP) në Vlorë dhe të shkollës ‘Kolin Gjoka’ në Lezhë. Në fillim të muajit qershor, Drejtori Ekzekutiv i Gjeo-Vjosës, Z. Spartak Likaj bëri një vizitë në të dy shkollat për t’u takuar me mësuesit dhe drejtuesit e shkollës dhe për të ndarë me ta përshtypjet e stafit të kompanisë për praktikantët si edhe për të diskutuar në lidhje me vlerën e shtuar që ky bashkëpunim me ofruesit e AFP-së sjell për kompaninë. Me këtë rast, Z. Likaj i dorëzoi praktikantëve Certifikatat e Realizimit të Praktikës për arritjet e tyre profesionale gjatë këtij viti akademik. GJithashtu, kompania ofroi edhe një shpërblim të vogël financiar për nxënësin Angjelo Tushi (SHIP), si vlerësim për arritjet e tij të jashtëzakonshme.

skillsforjobs
Kompanitë në Shqipëri e kanë të vështirë që të gjejnë punëtorë të kualifikuar për vendet e lira të punës. Për këtë arsye, 'Aftësi për Punë' S4J ka mundësuar bashkëpunimin ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.