Blog

Krijohet Rrjeti Rajonal i Bizneseve të Vlorës

Në një format inovativ tërheqës të ngjashëm me Speed- Dating, sipërmarrës të rajonit të Vlorës vendosën mbi rrugët reale të bashkëpunimit shkollë-biznes. Këto mënyra bashkëpunimi synojnë ta kthejnë arsimin dhe formimin profesional për të rinjtë në dobi të kërkesave të tregut, por dhe të bazuar fort në teknologji dhe tek fleksibiliteti i programeve të ofruara.

E gjithë kjo e koordinuar nga qendrat e ardhshme të karrierës që do të ngrihen pranë shkollave profesionale partnere Pavarësia dhe Tregtare Vlorë, ku do të vendosen dhe menaxhohen lidhjet të drejtpërdrejta me biznesin.
Së bashku me shkollat partnere, ekipi i projektit Aftësi për Punë pati kënaqësinë të mbështeste me këtë rast edhe Lancimin e Rrjetit Rajonal të Bizneseve të Vlorës.

25 kompanitë e para të këtij rrjeti, do të bashkëpunojnë me shkollat duke filluar nga praktikat profesionale, sponsorizimet, deri tek programet e aftësimit, materialet mësimore dhe vlerësimin e nxënësve. Kjo e parë veçanërisht në sektorë premtues si Hoteleri & Turizëm, Ndërtimi (profesionet e lidhura me eficensën e energjisë), Tekstili (profesionet high-tech), si dhe Teknologjia e Informacionit, ku sipas bizneseve ka mungesa të vazhdueshme për staf të kualifikuar.
“Ne si sipërmarrës, nuk mund të presim nga shteti të plotësojë nevojat tona për staf të kualifikuar. Duhet ti drejtohemi dyerve të shkollave profesionale e të gjejmë modelet e duhura të partneritetit me përfitim dypalësh,” – tha Z. Zak Topuzi, Kryetar i Hotelierëve Shqiptarë, në fjalën e tij.

skillsforjobs
Në një format inovativ tërheqës të ngjashëm me Speed- Dating, sipërmarrës të rajonit të Vlorës vendosën mbi rrugët reale të ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.