Blog

Kurse afatshkurtra janë duke u pilotuar, në partneritet me kompanitë lider në industri

Kurse afatshkurtra janë duke u pilotuar, në partneritet me kompanitë lider në industri

Shkollat profesionale dhe qendrat e formimit të mbështetura nga ‘Aftësi për Punë’ S4J kanë filluar pilotimin e kurseve afatshkurtra, në partneritet me drejtuesit e industrisë dhe kompanitë e sektorit privat. Për të siguruar vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë në kryerjen e këtyre kurseve, në fazën e parë të çdo kursi trajnohen trajnerët dhe instruktorët e ardhshëm.

Kurset e mëposhtme kanë filluar të pilotohen në rajonet e Vlorës, Lezhës dhe Shkodrës:

Kursi për Dizenjim Faqesh Interneti (Web Design) në Qendrën e Formimit Profesional në Vlorë

Kursi 6-mujor ka filluar në muajin janar 2018 dhe është përgatitur dhe organizuar në partneritet me Albanian Business Partner. 15 trajnerë të ardhshëm të cilët do të ofrojnë kursin në Qendrën e Formimit Profesional në Vlorë, do të përmbyllin trajnimin e tyre në muajin qershor. Pjesëmarrës në këtë kurs janë instruktorët e QFP-së në Vlorë, mësuesit dhe nxënësit e drejtimit TIK nga shkolla industriale “Pavarësia”, studentët e degës së TIK-ut nga universiteti “Ismail Qemali” dhe specialistë të TIK-ut që punojnë në Bashkinë e Vlorës.

Kursi për Dizajn Grafik (Graphic Design) në shkollën “Kolin Gjoka” në Lezhë

Kursi 4-mujor ka filluar në muajin mars 2018 dhe është përgatitur dhe organizuar në partneritet me Qendrën e Inovacionit Protik. Grupi i 19 kursantëve (ose trajnerëve të ardhshëm) përbëhet nga: mësuesit dhe nxënësit e drejtimit TIK në shkollën ‘Kolin Gjoka”,  lektorë dhe studentë të degës së TIK-ut nga Universiteti i Shkodrës, përfaqësues nga bizneset e Lezhës dhe persona  të papunë në kërkim të një vendi pune.

Kursi për Mirëmbajtjen e Hoteleve, në Qendrën e Formimit Profesional në Vlorë si edhe në shkollën “Hamdi Bushati” në Shkodër

Kursi u përgatit në partneritet me Albpastrim. Ai u organizua së bashku me kompaninë për 31 pjesëmarrës në rajonin e Shkodrës dhe 25 pjesëmarrës në rajonin e Vlorës. Në kursin në modelin ‘Trajnim i Trajnuesve’ morën pjesë mësues nga shkolla “Hamdi Bushati” në Shkodër, instruktorë nga QFP në Vlorë, përfaqësues nga sektori i Hoteleri – Turizmit dhe persona të papunë në kërkim të një vendi pune nga të dy rajonet. Kursi 6-ditor do të ofrohet së shpejti nga të dy institucionet profesionale.

 

skillsforjobs
Kurse afatshkurtra janë duke u pilotuar, në partneritet me kompanitë lider në industri Shkollat profesionale dhe qendrat e formimit të mbështetura nga ‘Aftësi për Punë’ S4J kanë filluar pilotimin e ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.