Blog

Mbështetje kompanive në Shqipëri për të ofruar praktika profesionale cilësore, në bashkëpunim me SFIVET.

Për më shumë se një vit, ‘Aftësi për Punë’ S4J ka promovuar, në shkollat që po mbështet, praktikat profesionale afatgjata në industri të ndryshme. Një nga shqetësimet kryesore të projektit është të sigurojë nivelin më të lartë të cilësisë në kryerjen e praktikës profesionale. Për këtë qëllim, është e domosdoshme të garantojë që kompanitë e angazhuara në skemën e trajnimit praktik të jenë të afta për të ofruar praktika profesionale cilësore.

‘Aftësi për Punë’ S4J është bashkuar me Institutin Federal Zviceran për Arsimin dhe Formimin Profesional (SFIVET) për të hartuar dhe ofruar programin ‘Trajnimi i Trajnuesve’ për mentorët në kompani. Nga data 21 deri më 23 mars, një delegacion me Përfaqësues Ndërkombëtarë të SFIVET (Emanuel Wüthrich dhe Mërgim Jahiu), mori pjesë në një mision eksplorues për të diskutuar me përfaqësuesit e shkollave dhe të kompanive në kuadrin e përgatitjes së programit ‘Trajnimi i Trajnuesve’.

skillsforjobs
Për më shumë se një vit, ‘Aftësi për Punë’ S4J ka promovuar, në shkollat që po mbështet, praktikat profesionale afatgjata në industri të ndryshme. Një nga shqetësimet kryesore të ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.