Blog

Mentorët e kompanive marrin pjesë në procesin e vlerësimit të nxënësve

Një nga tre shtyllat ku bazohet puna e projektit ‘Aftësi për Punë’ S4J është ‘të sjellë shkollat tek biznesi dhe biznesin tek shkollat’. Bashkëpunimi midis kompanive dhe shkollave vjen në shumë forma (p.sh. nëpërmjet të nxënit praktik në kompani, rishikimit të kurrikulave, sponsorizimeve, vizitave në kompani).

Praktikat profesionale afatgjata janë një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë e regjistruar në shkollat e AFP-së për t’u përgatitur për vendet e tyre të ardhshme të punës. Gjatë gjithë vitit shkollor, mentorët në kompani i orientojnë praktikantët gjatë orëve të punës praktike në biznes me ndihmën dhe mbikëqyrjen e instruktorëve të shkollave. Për të siguruar që mentorët të mund të japin kontributin e tyre të vlefshëm në vlerësimin e nxënësve/praktikantëve në ‘provimet e nivelit’, shkollat partnere të ‘Aftësi për Punë’ S4J organizuan këtë vit provime të hapura (disa prej tyre në ambientet e kompanisë) ku ishin ftuar edhe mentorët e kompanive.

Ky fund viti akademik solli risi në provimin praktik të #PraktikësProfesionale!Ndryshe nga çdo herë tjetër, provimi…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Saturday, June 16, 2018

Drejtorët e shkollave dhe instruktorët e shohin këtë praktikë si shumë të vlefshme për të marrë një vlerësim më të saktë për nxënësit dhe për të përfshirë më tepër kompanitë e sektorit privat në zhvillimin profesional të nxënësve të AFP. Mentorët janë shprehur entuziastë në lidhje me përfshirjen e tyre në procesin e vlerësimit.

Asgjë e bukur nuk bëhet vetëm… Krenar për të rinjtë që duan të mësojnë!

Posted by Marku Alfred on Thursday, June 21, 2018

Për momentin, në Shqipëri vlerësimi nga mentori në kompani nuk rregullohet nga kuadri ligjor i sistemit të AFP-së. ‘Aftësi për Punë’ S4J është duke mbështetur, së bashku me partnerë të tjerë, si Agjencia Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional dhe Kualifikimet dhe Ministria e linjës, zhvillimin e dispozitave ligjore për të mundësuar angazhimin e mentorëve të kompanive në vlerësimin e arritjeve të nxënësve përsa i përket pjesës praktike.

skillsforjobs
Një nga tre shtyllat ku bazohet puna e projektit 'Aftësi për Punë’ S4J është ‘të sjellë shkollat tek biznesi dhe biznesin tek shkollat'. Bashkëpunimi midis kompanive dhe shkollave vjen ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.