Blog

Mënyra të reja të nxëni: Projekti zviceran sjell inovacion për mësuesit dhe nxënësit

Një metodologji e re për mësimin e njohurive dhe aftësive praktike u prezantua sot në Tirana Business Park nga projekti me fonde zvicerane “Aftësi për Punë”. Paketa përfshin “të mësuarin e kombinuar”, ku nxënësit mësojnë përmes një larmie burimesh si p.sh. ato online. Po kështu, nxënësit kanë mundësi të bëjnë vlerësimin e njëri-tjetrit, të kryejnë detyra me bazë projekti, kërkimin në mënyrë të pavaruar dhe përdorin lojra mësimore.

“Përqafimi i TIK dhe sistemeve online është sot një domosdoshmëri për çdo shkollë profesionale, në mënyrë që të përgatisin nxënësit për një mjedis pune gjithnjë e më të digjitalizuar,” – theksoi Ambasadori Zviceran Christoph Graf në fjalimin e tij.

“Lamë prapa një vit intensiv ku promovuam Arsimin Profesional dhe nisëm ngritjen e shkollave profesionale të ekselencës. Që këto shkolla të jenë në një hap me zhvillimet e teknologjisë, ka ardhur koha që të fokusohemi tek inovacioni,” – deklaroi Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi.

Gjatë eventit u nënshkrua edhe një marrëveshje binjakëzimi midis Shkollës Industriale “Pavarësia” në Vlorë dhe Shkollës së Biznesit IDM, lider në arsimin profesional të Zvicrës. Drejtori i IDM Z. Ben Huter theksoi se: “Të dyja shkollat do të përfitojnë nga shkëmbimi dhe partneriteti.”

Nxënësit dhe mësuesit e disa shkollave profesionale simuluan një “klasë të mësimit të kombinuar” duke treguar sesi mund të zbatohen praktikisht risitë e ndryshme mësimore. Më pas, u zhvillua një debat live dhe në rrjete sociale mbi këto metoda inovative, moderuar nga ekspertët e projektit.

Paketa “Mënyra të reja të nxënit ” e cila do të zbatohet së pari nga shkollat e mesme profesionale në Berat, Lezhë dhe Vlorë synon të forcojë lidhjen midis shkollës dhe punësimit. Frymëzuar nga modeli i suksesshëm zviceran, kjo qasje transformon klasën, rolin e mësuesve dhe angazhimin e nxënësve. Duke vënë në zbatim elemente të ndryshme të TIK, kjo paketë përgatit më mirë nxënësit për të ardhmen, duke e bërë shkollën profesionale me tërheqëse dhe efikase me lojëra, punë individuale apo në grup, projekte mësimore dhe të mësuarit online. Kjo sjell ridimensionimin e rolit të mësuesve, duke i larguar ata nga vendi tradicional në qendër të klasës. Tashmë mësuesit do të fokusohen në nevojat e nxënësve dhe të biznesit, duke lehtësuar procesin mësimor dhe jo thjesht duke e dominuar klasën.

skillsforjobs
Një metodologji e re për mësimin e njohurive dhe aftësive praktike u prezantua sot në Tirana Business Park nga projekti me fonde zvicerane "Aftësi për Punë”. Paketa përfshin “të ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.