Blog

Mësues nga shkolla zvicerane IDM në Thun do të vizitojnë shkollën industriale ‘Pavarësia’ në Vlorë

Në vitin 2017, me mbështetjen e projektit ‘Aftësi për Punë’ S4J, midis shkollës profesionale zvicerane IDM në Thun dhe shkollës industriale ‘Pavarësia” (SHIP) në Vlorë u nënshkrua një marrëveshje binjakëzimi. Marrëveshja u pasua nga shkëmbimi virtual ndërmjet shkollave sa i përket programeve mësimore dhe praktikave më të mira.

Më në fund, erdhi koha për t’i prekur gjërat nga afër! Prej datës 4 deri 7 nëntor, mësuesit e shkollës IDM do të bëjnë një vizitë tek kolegët e tyre në shkollën Industriale (SHIP) në Vlorë. Shkëmbimi mbështetet nga S4J, i cili bashkëfinancoi vizitën, së bashku me IDM.

Qëllimi i kësaj vizite është zhvillimi dhe përmirësimi i kurrikulave shkollore në drejtimin e auto-mekanikës, duke u fokusuar tek përdorimi më i gjerë i teknologjisë si në procesin e të nxënit ashtu edhe në profesion. Gjatë vizitës, të dy drejtorët do të diskutojnë planin e tyre të përbashkët të binjakëzimit për të ardhmen.

Edhe dy shkolla të tjera të mbështetura nga S4J kanë nënshkruar marrëveshje binjakëzimi me shkollat zvicerane. Aktualisht, projekti është duke studiuar mundësitë për shkëmbimin e praktikantëve të regjistruar në shkollat e AFP.

skillsforjobs
Në vitin 2017, me mbështetjen e projektit 'Aftësi për Punë' S4J, midis shkollës profesionale zvicerane IDM në Thun dhe shkollës industriale 'Pavarësia" (SHIP) në Vlorë u nënshkrua një marrëveshje ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.