Blog

Mësuesit e Hoteleri-Turizmit certifikohen nga Hoteli me Standarde Ndërkombëtare në Tiranë

Tashmë mësuesit e hoteleri-turizmit në Lezhë, Vlorë dhe Berat janë në kontakt me të rejat e fundit të industrisë së shërbimit. Kështu, nxënësit e shkollave profesionale të këtyre zonave turistike do të përfitojnë nga njohuritë dhe aftësitë e reja të mësuesve të tyre. Kjo falë një marrëveshje bashkëpunimi midis hotelit me 5 yje Plaza Tirana dhe projektit zviceran Aftësi për Punë.

Përgjatë disa javëve, Plaza Tirana zhvilloi në mjediset e tij trajnimin praktik mbi ciklin e plotë të shërbimeve të ofruara nga një hotel me standarde ndërkombëtare. Trajnimi u krye nga 7 punonjës të hotelit, duke mbuluar të gjitha departamentet nga recepsioni, menaxhimi i eventeve e deri tek siguria e ushqimit.

“Jemi trajnuar këtë muaj nga më të mirët. Kjo na bën edhe ne më të mirët. Kështu do t’i bëjmë edhe nxënësit tanë!” …“Një mundësi që të jepet një herë në jetë”….”Mirënjohje për mikpritjen, përgatitjen dhe profesionalizimin e stafit të Plaza Tirana”…. “Ndihemi vërtet në një mjedis ndërkombëtar këtu tek Plaza Tirana”… Këto ishin disa nga përshtypjet që mësuesit e trajnuar ndanë me të pranishmit gjatë ceremonisë së ndarjes së certifikatave.

Duke parë suksesin e kësaj marrëveshje, projekti zviceran Aftësi për Punë po punon për të ngritur partneritete të reja me bizneset për zhvillimin teknik të mësuesve edhe në degë të tjera. Kështu, procesi mësimor në shkollat profesionale vjen pranë mjedisit real të punës në kompani

skillsforjobs
Tashmë mësuesit e hoteleri-turizmit në Lezhë, Vlorë dhe Berat janë në kontakt me të rejat e fundit të industrisë së shërbimit. Kështu, nxënësit e shkollave profesionale ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.