Blog

Nis raundi i tryezave vendore të dialogut për zhvillimin e aftësive

Që nga gushti 2019, projekti “Aftësi për Punë” ka mbështetur ofruesit kryesore të AFP-së, publikë dhe jo publikë dhe ofruesit e arsimit universitar në nivel qarku për të krijuar një platformë dialogu të strukturuar për zhvillimin e aftësive, në bashkëpunim me kompanitë e punëdhënësit në rajon.

Krijimi i platformave rajonale të dialogut u identifikua si domosdoshmëri për procesin e diversifikimit të ofertës, jo vetëm për ofruesit e AFP-së partnerë të projektit, por edhe për ofruesit e tjerë në rajon. Diversifikimi i ofertës nënkupton përshtatjen e programeve të arsimit dhe formimit (ofertës) së një rajoni të caktuar me nevojat dhe perspektivën për zhvillimin e tregut të punës në të njëjtin rajon. Përshtatja mund të sigurohet përmes ofrimit të programeve të reja ose rishikimit dhe përditësimit të atyre ekzistuese.

Tryezat vendore të dialogut për zhvillimin e aftësive përfaqësojnë epiqendrën e platformave në nivel rajonal. Ofruesit e qarku dhe kompanitë më të rëndësishme që veprojnë në atë territor do të jenë thelbi i takimeve, të cilat do të organizohen çdo vit në tetor. Secili qark pritet të organizojë 4 deri në 5 takime në vit, duke grupuar kompanitë sipas industrisë ose grupeve të industrive. Ofruesit e një qarku do të këshillohen me një industri (nëngrup ose grup të industrive) një herë në çdo 2-3 vjet.

Organizimi i takimeve të tilla kërkon që ofruesit e arsimit dhe formimit në secilin qark të takohen paraprakisht për të përcaktuar industritë. Gjatë takimeve koordinuese të organizuara në fillim të shtatorit, ofruesit gjithashtu koordinuan gjithashtu mbi përgatitjen e informacionit të strukturuar për drejtimet, profilet dhe programet e trajnimit që ata ofrojnë. Ky informacion do të prezantohet në formën e katalogëve të ofertave rajonale.

Industritë dhe datat e tryezave rajonale të dialogut u përcaktuan bazuar në informacionin nga takimet koordinuese të ofruesve, si dhe në konsultim me Zyrat Rajonale të Punës dhe Dhomat e Tregtisë (sipas rastit) (shih tabelën më poshtë).

Platformat rajonale të dialogut do të ndihmojnë në krijimin e një mekanizmi koordinues për të lehtësuar dhe strukturuar partneritetet e mundshme ofrues-punëdhënës, duke synuar të kontribuojnë në identifikimin e nevojave për aftësi në planin afat-shkurtër dhe afat-mesëm në nivel rajonal. Vetëm përmes rritjes së besimit dhe angazhimit të ndërsjellë midis aktorëve kryesorë të botës së punës në nivel qarku, mund të krijohet një mjedis që mundëson diversifikimin e ofertës në rajon në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Po ndodh tani në #Berat! Tryeza nr. 1 e dialogut mes ofruesve të #arsimit dhe #formimit me bizneset e Qarkut Berat në…

Gepostet von Aftësi për Punë S4J am Montag, 14. Oktober 2019

skillsforjobs
Që nga gushti 2019, projekti “Aftësi për Punë” ka mbështetur ofruesit kryesore të AFP-së, publikë dhe jo publikë dhe ofruesit e arsimit universitar në nivel qarku për të krijuar ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.