Blog

Nis trajnimi për Printerin 3D në shkollën industriale “Pavarësia” në Vlorë

‘Aftësi për Punë’ S4J po sjell teknologjinë në shkolla, si një mënyrë për të ecur me ritmin e inovacionit dhe zhvillimeve në industri. Në muajin nëntor 2017, SICPA Security and Solutions, një kompani zvicerane e cila e ushtron aktivitetin e saj edhe në Shqipëri, u tregua shumë bujare duke sponsorizuar një laborator me tri printera 3D Desktop për shkollën industriale “Pavarësia” në Vlorë (lexoni më shumë në këtë link për kompanitë e sektorit privat që sponsorizojnë AFP-në).

Gjatë muajit prill, 11 mësues dhe 11 nxënës nga të gjitha drejtimet profesionale nis`filluan ndjekjen e një trajnimi për mënyrën e përdorimit të printerave 3D për zbatimin e ideve të reja dhe inovative. Printerat do të përdoren për të krijuar produkte të cilat, nga ana tjetër, mund të jenë të dobishme për mësimdhënien dhe mësimnxënien, si dhe për t’i shërbyer komunitetit në nevojë në të ardhmen.

Gjatë muajit prill, 11 mësues dhe 11 nxënës nga të gjitha drejtimet profesionale nisën të ndjekin trajnimin, i cili do t’i ndihmojë të kuptojnë se si mund të përdorin printerat 3D për të zbatuar ide të reja dhe novatore. Në fillim, printerat do të përdoren për të krijuar produkte të dobishme për mësimdhënien dhe mësimnxënien, me vizionin që në të ardhmen mund t’i shërbejnë një komuniteti më të gjerë.

Gjatë trajnimit, nxënësit dhe mësuesit do të mësojnë se si të përdorin programe dizenjimi si dhe të përdorin Printerin 3D në praktikë. Ata gjithashtu do të mësojnë CAD, një modul i përfshirë në programet shkollore. Para kursit, moduli CAD kryhej në mënyrë të pjesshme, për shkak të mungesës së infrastrukturës së duhur në shkollë.

 

skillsforjobs
‘Aftësi për Punë’ S4J po sjell teknologjinë në shkolla, si një mënyrë për të ecur me ritmin e inovacionit dhe zhvillimeve në industri. Në muajin nëntor 2017, SICPA Security ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.