Blog

Një verë plot aktivitete për ofruesit e AFP-së partnerë të S4J

Stina e verës asnjëherë nuk është monotone për ofruesit e AFP-së partnerë të S4J. Le të flasim për disa nga aktivitetet kryesore të këtij sezoni.

Nismat e promovimit të shkollës vazhduan gjatë gjithë verës në të gjithë ofruesit partnerë. Shkolla profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër dhe “Kristo Isak” në Berat organizuan kampe verore një javore. Përmes aktiviteteve angazhuese dhe argëtuese, nxënësit e klasës së 9-të që morën pjesë në këto aktivitete u njohën me të gjitha aspektet e jetës shkollore.

Muajt e verës janë një periudhë e rëndësishme për #promovimin e shkollave profesionale!Në këtë kuadër, Shkolla e Mesme…

Gepostet von Aftësi për Punë S4J am Donnerstag, 25. Juli 2019

Nxënësit e shkollave partnere janë shumë të interesuar për të mbrojtur mjedisin rrethues. Shkollat profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, “Kristo Isak” në Berat dhe shkolla industriale “Pavarësia” në Vlorë janë modele që duhen ndjekur.

 

SHIP-sat e rinj.Me Agjensine Kombetare te Bregdetit.

Gepostet von Shkolla Industriale "Pavarsia" Vlore am Freitag, 20. September 2019

Mundësi të reja nga QPF në Vlorë: një kurs i ri për pastiçeri u ofrua në bashkëpunim me biznesin partner pastiçeri “Arjoli”.

Bashkëpunimi i ofruesve të #AFP-së me sektorin privat është mjaft i rëndësishëm për formimin e profesionistëve të…

Gepostet von Aftësi për Punë S4J am Montag, 1. Juli 2019

Shkolla “Hamdi Bushati” në Shkodër filloi të eksplorojë mundësi bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë. 8 nxënës të shkollës u përfshinë në një program praktike 2-mujor në restorante të cilësisë së lartë në Itali.

Shkolla gjithashtu organizoi një vizitë për shkëmbim eksperience të 10 praktikantëve dhe mësuesve nga shkolla profesionale zvicerane e HFT Luzern AG Führungs – dhe Tourususakademie. Për një javë, vizitorët zviceranë vizituan shkollën dhe bizneset partnere, ku praktikantët zviceranë dhe shqiptarë punuan në prodhim, të udhëhequr nga mentorët.

Këtë javë, Shkolla e mesme profesionale "Hamdi Bushati" dhe disa prej bizneseve partnere mirëpritën disa vizitorë të…

Gepostet von Aftësi për Punë S4J am Samstag, 6. Juli 2019

“Mrizi i Zanave Agroturizëm”, një ndër partnerët kryesorë të shkollës profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë ka ndarë një dedikim të vërtetë dhe frymëzues për nxënësit dhe praktikantët e shkollës.

Këta të rinj të shkollës Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka" meritojnë respekt!Ata sduan të bëhen as drejtorë,as…

Gepostet von Mrizi i Zanave Agroturizëm am Dienstag, 28. Mai 2019

Praktika profesionale afatgjatë është hapi i parë për të gjetur një vend pune. Këtë verë, ne pamë shumë histori suksesi të nxënësve të shkollës Tregtare në Vlorë, të cilët u përfshinë në punë sezonale në bizneset partnere.

Nxënësi i vitit të parë në shkollën #Tregtare punon te restorant Mandarine. #ArsimiProfesional #PunësimiSigurt

Gepostet von Shkolla Tregtare Vlore am Sonntag, 4. August 2019

Erjola është nxënëse e shkollës #Tregtare dhe punon si Guidë Turistike në anijen Aquamarine Adventure📸🌅#ZgjidhShkollënTregtare #PunësimiSigurt 💪

Gepostet von Shkolla Tregtare Vlore am Freitag, 9. August 2019

Para fillimit të vitit të ri akademik, shkolla “Hamdi Bushati” organizoi një sfilatë mode në “Pedonalen” e Shkodrës. Veshje të skicuara nga nxënës të shkollës, nën mbikëqyrjen e mësueses Rezarta Leshaj dhe stilistit Ardi Asllani, u prezantuan para audiencës së mrekullueshme shkodrane. Sfilata synonte ndërgjegjësimin për drejtimin ‘Tekstil-Konfeksione’ të shkollës.

“Sfilate Mode”, Shtator 2019Nga koleksioni i aksesoreve me materiale te riciklueshme.#hamdibushati #drejtimikonfeksion #skills4jobs #sfilate #mode #aksesor #riciklim #rezartasmaja

Gepostet von Shkolla e mesme profesionale "Hamdi Bushati" am Montag, 30. September 2019

 

Ndiqni videon e plotë në Facebook (më poshtë).

SFILATË MODE NË SHKODËR – Shkolla e mesme profesionale "Hamdi Bushati"

Gepostet von Shkolla e mesme profesionale "Hamdi Bushati" am Freitag, 13. September 2019

skillsforjobs
Stina e verës asnjëherë nuk është monotone për ofruesit e AFP-së partnerë të S4J. Le të flasim për disa nga aktivitetet kryesore të këtij sezoni. Nismat e promovimit të shkollës ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.