Blog

Nxënësit e shkollës ‘Gjergj Canco’ së shpejti do të regjistrohen në praktika profesionale

Shkolla profesionale ‘Gjergj Canco’ iu bashkua projektit ‘Aftësi për Punë’ S4J në fund të muajit tetor 2017. Gjatë vitit të fundit në këtë shkollë është ngritur Njësia e Zhvillimit (NjZh) dhe mësuesit janë trajnuar për të kryer funksionet e ndryshme në këtë Njësi Zhvillimi.

Në fund të vitit akademik 2017-2018, mësuesit që kujdesen për marrëdhëniet me biznesin në Njësinë e Zhvillimit të shkollës, së bashku me stafin e projektit filluan të identifikojnë dhe takojnë me bizneset e mundshme që mund të ofrojnë praktikë profesionale për nxënësit në drejtimet TIK, Elektrike dhe Elektroteknikë.

Për shkak të kërkesave nga kompanitë e sektorit privat, u arrit të përgatitet një qasje e posaçme për zbatimin e procesit të praktikave profesionale, e cila do t’u ofrohet fillimisht nxënësve në klasën e 12 dhe të 13 (ndryshe nga shkollat e tjera të mbështetura nga projekti, që fillojnë të ofrojnë praktika profesionale për nxënësit që në klasë të 10).

Së shpejti, nxënësit e Shkolla Profesionale "Teknike Elektrike Gjergj Canco " Tiranë do të nisin #PraktikatProfesionale…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Monday, October 8, 2018

Deri në muajin korrik, katër kompani (Tirana Teknologji, Abiesse, ELAL COM dhe GeoEng) kishin nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me shkollën. Katër kompani të reja (Forschner Albania, Hako, EHW dhe Birra Stela) nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi me shkollën në muajin shtator, duke e çuar kështu numrin e kompanive në rrjet në 8.

Gjatë Javës së Praktikave Profesionale Afatgjata që do të organizohet në muajin nëntor 2018, nxënësit e klasave të 12ta dhe të 13ta do të kombinohen me këto biznese për kryerjen e praktikës së tyre profesionale. Shkolla është duke kontaktuar në mënyrë të vazhdueshme me partnerë të rinj të biznesit të cilët mund të ofrojnë praktika profesionale afatgjata për nxënësit.

skillsforjobs
Shkolla profesionale 'Gjergj Canco' iu bashkua projektit 'Aftësi për Punë' S4J në fund të muajit tetor 2017. Gjatë vitit të fundit në këtë shkollë është ngritur Njësia e Zhvillimit ...
0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.